• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NA E KA FAJIN QEVERIA”/ Mark Marku: As Presidenti, as opozita s’kanë të drejtë të heqin dorë nga liritë tona
Home
Aktualitet
Media

“NA E KA FAJIN QEVERIA”/ Mark Marku: As Presidenti, as opozita s’kanë të drejtë të heqin dorë nga liritë tona

30 April, 2020 F.autor Aktualitet, Media

Profesor Mark Marku e shikon si një menaxhim policor atë që ka bërë qeveria me situatën e pandemisë dhe madje një dështim. Në një lidhje me News24, Marku ka komentuar situatën në vend si dhe reagimet ndaj saj.

Marku tha se jemi në terr informativ dhe nuk iu beson shifrave që jep qeveria, duke e argumentuar këtë me ato çfarë kanë ndodhur ditët e fundit.
“Qeveria ka bërë vetëm menaxhim policor. Detyra e shtetit e bazuar në detyrën e policit është dështim. Pas 1 muaj e gjysmë që ishim të karantinuar në mënyrën më strikte, në pikun e fazës së parë ishin 29 në fazën e dytë shkoi 34. Nuk i besoj qeverisë se bën vetëm propagandë.
Në qoftë se nuk i shtron kur ai të merr në telefon ku e merr vesh ti nëse ka njerëz që duhen të ishin shtruar apo jo. Ka informacione se e kanë marrë 127 dhe askush nuk iu shkon. Çojnë në spital aq sa ka mundësi të mbajnë në spital, pjesën tjetër e lënë. Ka pasur disa raste vdekje të çuditshme. Kush iu ka bërë autopsinë nëse kanë vdekur nga koronavirusi? Jemi në terr informativ. Aty ku shifrat jepen vetëm nga një burim, është sui generis e predispozuar për të qenë mashtrim. A keni parë një konferencë shtypi me gazetarë? Në Itali del Borreli bashkë me një përfaqësues të institutit të shëndetit publik të dy bashkë me gazetarët. Gazetarët kanë dyshimet e veta e kanë ngritur pyetje. Të gjitha qeveritë kanë luajtur në këtë kohë por këtu jemi në terr total informativ. Njëherë shpërthen në burg pastaj s’ka asnjë. Njëherë shpërthen në fasoneri, pastaj s’ka asnjë. Nuk besoj që e kanë menaxhuar mirë”, deklaroi Marku.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal dhe qëndrimit të Presidentit të Republikës, Marku tha se “nuk ka asnjë argument as Meta, as opozita, as grupet e ndryshme shoqërore, nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga liritë tona, nga e drejta për të bërë kritikë”.

Sa i përket opozitës, ai tha se fillimisht ka qenë një qëndrim konstruktiv në situatë emergjente, ndërsa më pas e sheh si një shtojcë të qeverisë.
“Në fazën e parë, dy javët e para opozita ka mbajtur qëndrim konstruktiv dhe me një konsensus që ta kërkojnë situata emergjente. Më vonë u fut në një situatë që u bë si shtojcë e qeverisë dhe mua personalisht nuk më ka pëlqyer. Unë besoj se dhe në çfarëdo situate opozitat ekzistojnë. Edhe në luftë, votohet, ekziston jeta parlamentare, ka oponencë.
Ne nuk jemi në luftë, është sëmundje s’mund të themi që është luftë. Opozita ka përgjegjësi para qytetarëve. Opozita duhet të bëjë opozitë të tipit strukturor. Duhet të shpjegojë çfarë nuk po funksionon mirë, si duhet të funksionojë, çfarë do bënte ajo dhe të tregojë që është e aftë të qeverisë vendin. Siç provohet qeveria në situatë të vështirë, ashtu provohet dhe opozita në situatë të vështirë”, deklaroi Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFLITET PËR T'U LARGUAR/ Mesfushori i Barcelonës lë gjithçka në ajër me deklaratën e fundit
Previous article TREGON PËR PROBLEMET E TIJ ME DEPRESIONIN/ Ish-bomberi anglez: 5 vitet e fundit kanë qenë një mu* për mua

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT