• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MUZIKË DHE ALKOOL NË HOTEL/ Reagon Sindikata e Policisë në Itali: Mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk respektuan rregullat
Home
Sociale

MUZIKË DHE ALKOOL NË HOTEL/ Reagon Sindikata e Policisë në Itali: Mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk respektuan rregullat

3 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në lidhje me incidentin e ndodhur në hotelin ku ishin strehuar mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali ka reaguar edhe Sindikata Kombëtare e Forcave të Policisë së degës së Breshës.

“Kolegët kanë reaguar në respekt të rregullave të ligjshmërisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës Provinciale të Punonjësve të Policisë së Breshës Daniele Possemato.

“Nuk ishte hera e parë që portieri i natës në Hotel ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pas ankesave të klientëve të tjerë. Hoteli është një strukturë pranë spitalit civil të Breshës dhe nuk ka dyshim që sjellja e tyre ishte jo vetëm mosrespektim i legjislacionit aktual por dhe i rregullave bazë të bashkëjetesës civile.”

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Forcave të Policisë së Breshës, 8-9 persona nga grupi i 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë qëndronin në ballkonin e njërit prej dhomave të tyre me këngë e britma që me shumë gjasa vinin nga konsumi i alkoolit,  duke  shqetësuar klientët e tjerë të hotelit dhe kalimtarët.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, sipas sindikatës së policëve të Breshës, disa individë nga grupi i mjekëve e infermierëve shqiptarë, në vend që të pranonin përgjegjësitë për sjelljen e tyre, u hodhën kundër punës së kolegëve policë. E pas gjithçka që kishte ndodhur rruga e vetme ishte zbatimi i ligjit.

Në komunikatën për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës Provinciale të Punonjësve të Policisë së Breshës Daniele Possemato, i referohet dhe deklaratës së bërë nga këshilltari rajonal i Partisë Lidhja në Breshia, Gianpaolo Natali, i cili pas këtij incidenti e ka quajtur të gabuar gjobitjen e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët kishin ardhur për të ndihmuar Italinë.

“Shpresoj, thotë ai, që këshilltari në vend që të kërkojë ta çojë çështjen në Parlament të kontribuojë me veprimin e tij politik në çështje më konstruktive e jo në gjueti të padobishme shtrigash”.

Incidenti me ekipin e mjekëve shqiptarë vazhdon prej disa ditësh të trajtohet në të gjitha mediat italiane.

Në numrin e sotëm, e përditshmja Libero zbardh detaje të reja të kësaj ngjarje e të qëndrimit të ekipit shqiptarë në Brescia. Sipas kësaj të përditshme, dy prej grupit të mjekëve shqiptarë janë sëmurur menjëherë sapo kanë mbërritur në Breshia duke qëndruar mbyllur në dhomën e hotelit e dy të tjerë kanë pasur një sjellje të paqëndrueshme gjatë misionit të tyre.

Në lidhje me rezistencën e fyerjet ndaj forcave të rendit, media italiane zbardh se disa nga mjekët shqiptarë janë shprehur me fjalët “na gjobisnin sepse jemi shqiptarë e ju jeni racistë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERATI NË "ZONËN E GJELBËR"/ Bashkiaku Demo: Ne i morëm masat në kohë rekord, ja ndihma për bizneset!
Previous article 3 MAJ/ Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Delo.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT