• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Muzikantët”, aventurat personale të Primo Shllakut
Home
Kulturë

“Muzikantët”, aventurat personale të Primo Shllakut

4 November, 2017 ambra.sk Kulturë

Libri “Muzikantët” i Primo Shllakut është një përmbledhje tregimesh që rrëfejnë për të kaluarën dhe aktualitetin shqiptar, me një gjuhë të pastër dhe me një stil të pasur. Pjesa më e madhe e librit është novela “Muzikantët”, nga e ka marrë edhe titullin vepra, ndërsa tregimet e tjera janë: “Loja”, “Unaza”, “Pema në mes të sheshit” dhe “Të nesërmen e barbarëve”.

Të gjitha tregimit e këtij libri janë sa aventura në kujtesën emocionale të autorit, aq edhe përvoja kulturore të tij në kontakt me letërsitë e tjera.

Pra, këto tregime përveç që sjellin një përvojë nga realiteti, nga e kaluara dhe aktualiteti, ato sjellin edhe shoqërime të teksteve me drejtime e rryma letrare dhe filozofike evropiane, nga të cilat impresionizmi si drejtim letrar modernist dhe ekzistencializmi si rrymë filozofike, alternohen gjithandej nëpër libër. Derisa stili impresionist korrespondon me temën që zgjon nostalgji, qasja ekzistencialiste përfshin gjithë diskursin narrativ me qëllim të thellimit të vertikales semantike.

Të gjitha tregimet e këtij libri janë shkruar si dromca kujtese, herë të autorit, herë të personazheve, prandaj edhe shkalla e motivimit të natyrës fragmentare të tyre është e lartë. Mbledhja e dromcave të kujtesës ka krijuar atë që Derrida e quante diskurs brikolar, kur u referohej përzierjes së motiveve, fragmenteve dhe stileve. Primo Shllaku ka vënë në praktikë shumë koncepte të teorive letrare aktuale për ta provuar funksionalitetin e tyre. Në këtë mënyrë, ky libër me tregime është gjithashtu një libër me proza eksperimentale, pasi kështu dëshmohet bindja e autorit për eksperimentin si mundësia më e mirë për të sjellë risi…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Genta Ismajli provokon me dekoltenë (FOTO)
Previous article Zhbllokohet dogana, nis lëvizja në Kakavijë

ambra.sk

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT