• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MUZEU I BANKËS EKSPOZON OBJEKTE ME VLERË HISTORIKE/ Marrëveshja me Akademinë, Sejko: Plotëson historikun monetar
Home
Kulturë

MUZEU I BANKËS EKSPOZON OBJEKTE ME VLERË HISTORIKE/ Marrëveshja me Akademinë, Sejko: Plotëson historikun monetar

19 February, 2025 s.autor Kulturë

Në Muzeun e Bankës së Shqipërisë do të ekspozohen disa objekte numizmatike dhe arkeologjike që janë në administrim të Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij përshëndetëse akad. Gjinushi vlerësoi bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në organizimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e ekonomisë dhe financave e veçanërisht në ekspozimin në muzeun e Bankës të dhjetëra monedhave të periudhës kryesisht ilire e disa objekteve arkeologjike. Ai tha se kjo ekspozitë mundëson njohjen e publikut të gjerë vendas e të huaj me dëshmi të lashtësisë së kulturës së popullit shqiptar.

Këto objekte tregojnë se Akademia e Shkencave nuk është thjesht pohuese e lashtësisë së origjinës së popullit shqiptar, por vërtetuese e promovuese e tyre.”, – thotë Skënder Gjinushi, drejtues i ASH-s

Sipas marrëveshjes së dakordësuar, në Muzeun e Bankës së Shqipërisë do të ekspozohen 19 objekte arkeologjike me vlera të zakonshme dhe 210 monedhave numizmatike, pjesë e fondit të Institutit të Arkeologjisë.

“Muzeu i Bankës së Shqipërisë nuk është vetëm një njësi e këtij institucioni, por edhe një qendër e ruajtjes së kujtesës historike dhe kombëtare, në shërbim të edukimit dhe formimit të publikut. Në këtë kontekst, ky koleksion plotëson historikun monetar të paraqitur në muzeun e Bankës së Shqipërisë. Ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike, duke ofruar dëshmi të pakundërshtueshme për zhvillimin e shkëmbimit paramonetar, prerjen dhe qarkullimin e monedhës në trojet tona gjatë prehistorisë dhe antikitetit. Përmbajtja e kësaj ekspozite, është jo vetëm pjesë e kujtesës historike e kombëtare por edhe një platformë e fuqishme për edukimin financiar.”, – thotë guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.

Që prej vitit 2015, Banka e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave, kanë zhvilluar një sërë bashkëpunimesh së bashku me profesorët dhe studiuesit e saj nga Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, duke kontribuuar në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe pasurimin e ekspozitës së tij të përhershme.

Falë partneritetit mes dy insitucioneve tematika e parasë dhe historisë monetare të Shqipërisë është paraqitur për vizitorët në një dimension më të plotë, duke e tejkaluar historinë e ngushtë të bankës qendrore dhe ofruar një panoramë më të gjerë të zhvillimeve ekonomike dhe kulturore të rajonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA E DIASPORËS/ Edhe 2 javë afat për regjistrim, ja sa aplikime janë kryer deri tani
Previous article TË SHTËNA ME ARMË NË KUKËS/ Plagoset 29-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT