• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUTACIONET/ Ekspertët francezë propozojnë vaksinim të detyrueshëm të popullsisë
Home
Jetë

MUTACIONET/ Ekspertët francezë propozojnë vaksinim të detyrueshëm të popullsisë

2 August, 2021 s.autor Jetë

Shtimi i rasteve të infektimeve në Francë ka detyruar shoqatat e mjekëve të propozojnë vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë popullsisë.

Mediat franceze citojnë drejtuesit e Federatës Spitalore Franceze, një prej grupeve më të mëdha të mjekëve në vend, të cilët thonë se vetëm përmes imunizimit të gjithë popullatës mund të arrihet në frenimin e ritmeve të përhapjes së mutacionit Delta dhe koronavirusit në përgjithësi, e për të zbehur efektet e këtij virusi tek të prekurit. Propozimi erdhi pasi në Francë, këtë javë infektimet ditore arritën nivelet e valës së periudhës së përhapjes Mars – Prill me mbi 20 mijë raste.

Në Britaninë e Madhe, autoritetet po përpiqen të joshin përmes ofertave, të rinjtë skeptikë për t’u vaksinuar. Autoritetet propozojnë uljen e çmimeve të transportit publik dhe në restorante, për ata persona që vaksinohen.

Pak ditë më parë edhe presidenti amerikan Joe Biden propozoi 100 dollarë për ata persona që pranojnë të vaksinohen. Infektimet ditore në Shtetet e Bashkuara janë në nivelin e Shkurtit me mbi 100 mijë raste, periudhë në të cilën përfundoi vala e tretë.

Në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë Europën, vaksinimi shihet si mënyra e vetme për të frenuar rritjen e shifrave të viktimave. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se përhapja e mutacionit indian nuk ka shkaktuar shtim të viktimave në vendet me proces të përparuar vaksinimi. E kundërta ndodh në Rusi, ku me valën e përhapjes së variantit indian, viktimat ditore janë në nivelet më të larta për gjithë periudhën e pandemisë, e ku vaksinimi vijon me ritme shumë të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RICHARD GRENELL VIZITË NË SHQIPËRI/ Publikon FOTO me Ramën, ja çfarë shkruan
Previous article YURI KIM KËRKOI LARGIMIN E BERISHËS NGA PD/ Ish-kryeministri kujton “premtimin” për demokratët: Sikur 1 të mbesë...

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT