• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mustafa Nano: Berisha e ka vuajtur kompleksin e “spiunit” serb dhe bashkëpunëtorit të UDB-së, madje edhe që e ka martuar UDB-ja me Sllobodankën…
Home
Breaking News

Mustafa Nano: Berisha e ka vuajtur kompleksin e “spiunit” serb dhe bashkëpunëtorit të UDB-së, madje edhe që e ka martuar UDB-ja me Sllobodankën…

17 October, 2017 Editor Breaking News

Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin e tij me gazetarin serb të Danas.

Këtë radhë Nano ndalet tek fakti, që në Shqipëri, ekziston një paranojë mbi spiunët serbë.

Ai përmend rastin e Sali Berishës, që thuhet se i ka shërbyer UDB-së.

Madje, sipas Nanos, ka pasur akuza se me Lirinë, apo Sllobodankën, e ka martuar pikërisht UDB-ja serbe.

“Një koleg i yni, kosovar, e shihte këtë letërkëmbimin tonë si një nismë të OSBE-së në Beograd për të pajtuar me pahir dy kombe që janë armiq, dhe për këtë – kështu thoshte ai – kanë gjetur dy gazetarë, një në Beograd e një në Tiranë, që janë të gatshëm të flasin keq për vendet e tyre në këmbim të një pagese. Sa dëshpëruese e gjitha kjo! Por është gjysma e së keqes, sidoqoftë. Edhe mund të na quante spiunë, mua një spiun serb, e ju një spiun shqiptar.

Nuk e di se ç’ndodh në Serbi, por në Shqipëri ekziston një paranojë e tërë mbi spiunët serbë. Kjo paranojë e ka burimin që nga koha kur UDBA jugosllave hahej me Sigurimin shqiptar. Dhe dihet që UDBA ka qenë më e avantazhuar në këtë lojë, jo vetëm se ka qenë më e sofistikuar (forca e eficienca e saj ka qenë legjendare gjatë kohës së Luftës së Ftohtë), por edhe sepse kishte në dispozicion rezervuarin shqiptar të Kosovës për ta përdorur për qëllimet e veta.

Kështu është besuar nga Tirana zyrtare, sidoqoftë. Pas prishjes me Beogradin, Enver Hoxha e të tijtë i kanë parë kosovarët si spiunë të Serbisë. Çfarë nuk kanë hequr shqiptarët e Kosovës! Keq andej, keq këtej.

Vijon edhe sot e kësaj dite kjo paranojë. “Spiun serb” është një damkë që jepet për hiçmosgjë majtas e djathtas. Lëre pastaj kur gjendet një arsye.

Siç është gjendur për Sali Berishën, i cili ka gruan me origjinë serbe. Ajo quhet Liri, por detraktorët e thërrasin në versionin serb: Sllobodanka. Dhe Berisha e ka vuajtur këtë kompleks, i cili i është theksuar edhe prej një thashethemi urban (të kuptohemi, nuk ka as provë, as gjasë që kjo të jetë e vërtetë) që thotë se ai ka qenë agjent i UDBA-s në rininë e vet dhe se ka qenë UDB që ka rregulluar edhe martesën e tij me Lirinë/Sllobodankën.

Për të dëshmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, Berisha ka bërë çmos të dallohet mbi të tjerët si anti-serb.

Nuk lë rast pa marrë poza antiserbe. Mirëpo, edhe duhet kuptuar, i shkreti.

Damka e spiunit serb, siç ju thashë, është shumë penalizuese për një politikan shqiptar. Të kesh qenë, apo të jesh, spiun i serbëve, është shumë më e rëndë se sa të kesh qenë sigurims anti-amerikan, siç ka qenë ai shqiptari i vogël te Simpsonët.

Meqë ra fjala, unë nuk e dija se te Simpsonët qenkësh folur edhe për një shqiptar të vogël, një spiun të Sigurimit që donte të vidhte sekrete ushtarake të SHBA-ve. Ishte hera e parë që e dëgjoja këtë gjë nga letra juaj. Dhe është pak e habitshme kjo gjë, pasi ne shqiptarët nuk lëmë të na shpëtojë asgjë prej asaj që thuhet për ne nëpër botë”, shkruan Nano në replikën e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beckham ka një mesazh për Kaka-n (Foto)
Previous article Ka veshur rrobat e bashkëshortit. Ju e kuptoni? (Foto)

Editor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT