Sot janë sekuestruar sasi rekord kokaine në Maminas të Durrësit. 613 kg kokainë janë gjetur brenda një kontenieri me banane i ardhur nga Kolumbia, të porositura nga kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas të Durrësit dhe pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë.
Ngarkesa e drogës është marrë mëngjesin e sotëm nga kamioni me targa DR 3819 E i kompanisë së Çekajt.
Detaje: Pronari i kompasinë “Arbër Garden” që priti drogën në Maminas është tropojani Arbër Kuliçi (Çekaj).
Edhe pse në publik ka përdour mbiemrin Çekaj, mbiemri i tij është Kuliçi.
Kompania rezulton se e ka bërë 97 herë linjën e transportit me Kolumbinë, duke filluar vite më parë dhe duke krijuar një “biografi” të fortë importi nga Kolumbia.
Deri tani janë vetëm dy personat e arrestuar për sasinë prej 613 kg kokainë. Të arrestuar janë Rolando Lushaj 25-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, administratori i kompanisë që kishte porositur bananet.
Si dhe shoferi Armando Pezaku 25-vjeç, lindur dhe banues në Durrës:

Sasia e rreth 600 kg kokainë që u kap sot, është goditja më e madhe që policia i ka dhënë trafikut të drogës.
/AlpeNews.al/






