• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MURI ME MEKSIKËN/ Presidenti Trump: Nuk kam ndryshuar mendje
Home
Nderkombetare

MURI ME MEKSIKËN/ Presidenti Trump: Nuk kam ndryshuar mendje

6 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump mohoi të premten të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, në se ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e drogave në SHBA.

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim,” u tha zoti Trump gazetarëve para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim drejt kufirit SHBA-Meksikë. “Në një moment të caktuar mund ta mbyll kufirin”, – tha Presidenti.

Pas kërcënimit për disa ditë për ta mbyllur kufirin, Trump shkoi të vizitojë pikëkalimin kufitar Patrol Calexico, midis SHBA dhe Meksikës. Ai do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi imigracionin dhe sigurinë kufitare dhe do të vizitojë një pjesë të gardhit të instaluar kohët e fundit, që administrata e tij e ka cilësuar si “një pjesë e sapo përfunduar e murit kufitar të premtuar”.

Administrata nuk ka përfunduar asnjë seksion të ri të një pjesë të murit kufitar. Gardhi në Calexico, i cili ishte planifikuar që në vitit 2009 dhe përfundoi vitin e kaluar, është thjesht një zëvendësim i një gardhi të vjetër që po shkatërrohej dhe që ishte ndërtuar disa dekada më parë.

Gardhi nëntë metra i lartë që do të inspektojë Presidenti Trump mban një pllakë metalike me emrin e tij. Në pllakë shkruhet se gardhi është seksioni i parë i murit të propozuar nga Presidenti Trump.

Zoti Trump kishte kërcënuar për gati dy javë se do ta mbyllte kufirin, duke argumentuar se Meksika nuk po bënte sa duhet për të ndaluar emigrantët ilegalë dhe drogat e paligjshme të hynin në SHBA.

Por Presidenti u tërhoq nga këto kërcënime, pasi këshilltarët e tij dhe disa senatorë republikanë i kërkuan që ta bënte këtë, duke paralajmëruar se ato mund të kenë pasoja ekonomike shkatërrimtare..

Trump i vendosi Meksikës një afat kohor prej një viti për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe drogave në SHBA, ose në të kundërt, do të përballej me një tarifë prej 25 për qindsh për makinat që eksporton në SHBA. Të premten, Presidenti i bëri një tjetër kërcënim Meksikës nëpërmjet Twitter-it, duke paralajmëruar se ai “do të vendosë një tjetër ndëshkim ekonomik prej 500 miliardë dollarësh për drogat e paligjshme që kalojnë kontrabandë përmes Meksikës dhe gjithë kufirit tonë jugor “.

Ekonomistë të pavarur, parashikojnë gjithashtu, se një mbyllje e kufirit do të kishte një ndikim të tmerrshëm ekonomik. Ekonomisti kryesor i firmës “Moody’s Analytics” Mark Zandi, tha se “Një mbyllje e plotë e kufirit amerikano-meksikan prej më shumë se disa javësh do të sillte recesion ekonomik si në Meksikë, ashtu edhe në SHBA”.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët do të ngrenë aktpadi për të parandaluar transferimin e parave nga Presidenti Trump për të paguar për murin, tha të enjten kryetarja Nancy Pelosi. Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në kufi në muajin shkurt, për të siguruar fonde që Kongresi nuk pranoi t’i jepte. Presidenti vuri veton ndaj legjislacionit të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, për t’i dhënë fund deklarimit të emergjencës dhe ky veprim i tij u pasua nga aktpadia.

“Veprimi i Presidentit shkel qartazi klauzolën buxhetore, duke i marrë paratë nga fondet e paracaktuara, një veprim që nuk është autorizuar nga autoriteti kushtetues, apo statutor”, tha Pelosi përmes një deklarate./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Ja vizitori special për ndeshjen në “Camp Nou”
Previous article “FAST & FURIOUS”/ Si në filma, makina "FLUTURON" në mes të qytetit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT