• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MURI I BERLINIT/ Të ruajtura si monumente…
Home
Botë

MURI I BERLINIT/ Të ruajtura si monumente…

8 November, 2019 k.autor Botë

Muri i Berlinit, simboli më i fuqishëm i ndarjes nga Lufta  e Ftohtë, ra më 9 nëntor 1989. Pjesë të vogla të tij mbijetojnë ende në zona të ndryshme të Berlinit, të ruajtura si monumente.

Në euforinë që pasoi rënien e murit, copa të pengesës monstruoze të betonit u rrëzuan, u shkatërruan ose u shitën.

Disa nga këto mbetje historike janë shpërndarë nëpër botë:

ROMË

Në Romë ndodhet një pjesë e Murit të Berlinit, fshehur në Kopshtet e Vatikanit, afër vendit të punës të Papës. Në të ndodhet një fotografi e kishës së shën Michaelit në Berlin dhe një vizatim blu në formën e një buzëqeshjeje. Nuk është e thjeshtë për t’u vizituar, sepse në Kopshtet e Vatikanit mund të hyjnë vetëm vizitorë të regjistruar.

SEUL

Në një shesh të vogël në Seul ndodhen tre segmente të mëdha të Murit. Mbi sipërfaqen e tij të lëmuar ndodhen vizatime të paqarta dhe përpara qëndron një ari (emblema e Berlinit), i pikturuar në blu. Pjesët e Murit u paraqitën nga Senati i Berlinit në vitin 2005, si monument, por edhe si shenjë shprese për ribashkimin e Koresë, një vend i ndarë për rreth 70 vjet.

BRUKSEL

Çdo ditë, gazetarë, politikanë, burokratë dhe turistë kalojnë pranë një pjese të vogël të Murit të Berlinit, që ndodhet përballë ndërtesës kryesore të Komisionit Europian.

Bashkimi Europian bleu këtë pjesë të Murit para 10 viteve, si simbol për ribashkimin e Europës.

I mbrojtur nga një kasë xhami, në Mur tregohet portreti i presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili gjatë një fjalimi në vitin 1963 tha në gjermanisht ”Unë jam berlinez”.

MOSKË

Në një shkollë gjermane në kryeqytetin e Rusisë, shfaqet një pjesë e Murit të Berlinit dhe kjo formon një pjesë të rëndësishme të kurrikulumit të historisë. Kjo pjesë u transportua në Moskë pesë vjet më parë me kamion, nga sheshi ”Potsdamer” në Berlin. Një tjetër pjesë e Murit ndodhet pranë qendrës ”Saharov”, ku zhvillohen ekspozita me tema mbi të drejtat e njeriut.

SIDNEJ

Një pjesë origjinale e Murit të Berlinit, që peshon 2,4 ton, u gjend papritur në Australi.

Kjo pjesë e ruajtur mirë, gati katër metra e gjatë, u harrua në një magazinë në Sidnej, për më shumë se një dekadë.

Instituti ”Goethe”, që promovon kulturën gjermane në botë thotë se mbi të është shkruajtur slogani “Të gjithë kanë forcë”. Autoritetet shtetërore kërkojnë të shfaqin këtë pjesë të Murit në një park publik dhe planifikojnë një përkujtimore më 23 nëntor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LULZIM BASHA AKUZOHET PËR FALSIFIKIM/ Reagon Balla: Duhet të hetohet nga SPAK e jo nga KÇK
Previous article 675 MIJË DOLLAR PËR LOBIM NË SHBA/ Ristani “LANË DUART”: Nuk kam firmosur asnjë dokument

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT