• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MUNGOJNË DY “IPHONE”/ “Zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet në vdekjen e 4 turistëve rusë në Qerret
Home
Breaking News

MUNGOJNË DY “IPHONE”/ “Zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet në vdekjen e 4 turistëve rusë në Qerret

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Kavajës ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë të llojit Iphone. Ekspertët nuk kanë mundur dot që t’i hapin telefonat për të marrë të dhëna të cilat do t’i ndihmonin hetuesit për të kuptuar se me kë kanë komunikuar turistët përpara tragjedisë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e izralitëve dhe telefonat pritet që të dërgohen në Izrael për t’i hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesëve është se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Nuk dihet ende se kujt prej familjarëve rusë i përkisnin telefonat. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur t’i gjejnë as në pishinën ku u konstatuan viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

Kujtojmë se trupat e 4 rusëve janë dërguar në Rusi në një kohë ku hetimet për vrasje vijojnë ende në Shqipëri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit. Ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve. Gjithashtu hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, duke sjellë mbingarkesën e ajrit. Do të jetë përgjigja e ekspertizës që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEMIR BACKA U EKZEKUTUA NË SY TË DJALIT/ Kërkesa e tij për vrasësit: Më qëlloni mua
Previous article SHOKUESE NË TIRANË/ Po dhunohej nga burri, gruaja hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT