• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mungesë të materialeve dëshmuese nga lufta në Kosovë
Home
Rajon

Mungesë të materialeve dëshmuese nga lufta në Kosovë

8 July, 2018 k.autor Rajon

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka pak materiale nga lufta e viteve 1998-99. Në këtë institucion kanë pranuar dokumente veç nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likovc, përderisa ka material që gjendet aty e ende nuk është selektuar.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj në një intervistë për Ekonomia Online, tha se kanë mungesë të materialeve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Sa kemi material nga lufta e fundit, kemi fare pak. Kemi vetëm dhjetëra kuti të cilat ende nuk janë përpunuar dhe do të shohim sa do të mbesin, sepse ajo është sasi bruto dhe ne ruajmë sasinë neto. Këto materiale janë marrë nga ish-shtabi i UÇK në Likovc dhe kemi pak materiale, thënë drejtpërdrejt këto janë më pak sesa që duhet të kemi dhe besoj që në të ardhmen duhet të plotësohen këto fonde. Ne duhet të kemi gjithë dokumentacionin që ka vlerë arkivore, pavarësisht se ku dhe kur është prodhuar. Kur është prodhuar nga fondkrijuesit, sepse funksioni dhe misioni i arkivave të Kosovës është që të grumbullojë, që të mbrojë, të ruajë dhe të japë në shfrytëzim dokumentacionin me vlera të përhershme arkivore”, tha ai.

Manaj kërkoi më shumë përkushtim nga institucionet përgjegjëse për të grumbulluar dhe mbrojtur dëshmitë dhe materialet nga lufta e fundit.

“Këto janë dokumente të prodhuara nga fond krijues të ndryshëm, nga fusha e institucioneve të shtetit, nga fusha e arsimit, e shëndetësisë, fusha e ekonomisë, kulturës në periudha të ndryshme kohore. Duhet krijuar kushtet për të realizuar këtë funksion që unë e quaj të shenjtë për nevojat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, për vjeljen, për arkivimin për përpunimin, mbrojtjen, ruajtjen dhe dhënien në shfrytëzim”,tha tutje ai.

Ndërkaq ai shprehi shqetësimin se më shumë dokumente gjenden jashtë arkivës, duke shtuar se historia e vendit duhet të jetë në arkiva.

Të nevojshme Manaj po e sheh edhe shtimin e hapësirave, por edhe digjitalizimin e gjithë sistemit të arkivave të vendit në mënyrë që ruajtja dhe gjetja e dokumentacionit të jetë e qasshme edhe për qytetarët. Duhen investime më shumë që do të duhej të bëheshin në radhë të parë me kapacitete njerëzore, me hapësira adekuate të mjaftueshme, me teknologji dhe deri tek digjitalizimi. Asnjë shtet asnjë popull nuk mund të ketë të ardhme pa historinë e tij. Historia është në arkiva dhe në rastin tonë më shumë kemi dokumente jashtë arkivave se sa brenda tyre. Duhet të vijë në prioritet qeveritarë investimi për arkivat për kushtet dhe rrethanat e punës adekuate, sepse pa kushte pune dhe pa kapacitete njerëzore, pa hapësira adekuate, pa teknologji nuk mund të realizohet misioni që është përndryshe i shenjtë për shtetin dhe qytetarët e vendit”, tha Manaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET MAHNITËSE/ Si dukej qielli i kryeqytetit një natë më parë. Një shtëllungë reje si... (FOTO)
Previous article MASAKROI DERI NË VDEKJE GRUAN DHE KUNATËN/ 54-vjeçari shqiptar që u bë "xheloz" vetëm për një shëtitje të...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT