• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNGESA E KOMPROMISIT/ Obama: Demokratët po “pushkatojnë” njëri-tjetrin
Home
Nderkombetare

MUNGESA E KOMPROMISIT/ Obama: Demokratët po “pushkatojnë” njëri-tjetrin

7 April, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Mungesa e kompromisit rreth çështjeve madhore po i përball demokratët amerikanë me sfida brendapartiake për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ish-presidenti Barak Obama thotë se kandidatë të fraksioneve të ndryshme të Partisë Demokratike do të vriten politikisht nëse nuk bashkohen në kohë kundër objektivit të tyre të vetëm, Donald Trump.

Demokratët progresistë dhe ultramajtistët që kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund luftës brenda partisë nëse duan që ta mundin kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Këtë shqetësim e ka ndarë ish-presidenti amerikan, Barak Obama, në një event që fondacioni i tij organizoi të shtunën në Berlin me aktivistë të rinj nga 35 shtete të botës.

Barak Obama: “Gjëja që ndonjëherë më shqetëson me progresistët në Shtetet e Bashkuara, por mbase kjo vlen edhe këtu, janë qëndrimet e prera për problematika të caktuara, ku njëra palë thotë ‘Na vjen keq por kjo do bëhet siç them unë.’ Kjo çon në ato që unë do i cilësoja ‘toga të pushkatimit në qark’, ku ti fillon të qëllosh aleatët e tu pse devijojnë nga kauza jote.”

Demokrati që kryesoi Shtëpinë e Bardhë për tetë vite me radhë tha se mungesa e kompromisit dëmton më së pari Partinë Demokratike.

Barak Obama: “Në demokracinë që kemi ndërtuar është e ditur se ka njerëz që nuk bien dakord me këdo, dhe se askush nuk merr 100 për qind të asaj që kërkon. Nuk mund të kemi një sistem ku kompromisi mungon apo ekziston për gjithçka.”

Deklaratat e Obamës vijnë në një kohë kur për zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA janë rreshtuar mbi 20 kandidatë demokratë, por pikëpamjet e tyre ndryshojnë kur bëhet fjalë për ide madhore si shërbimi mjekësor universal apo beteja ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke folur për Europën, dhe pas një takimi privat me kancelaren gjermane Angela Merkel, ish-kreu i shtetit amerikan tha se ai nuk mbështet një parti të caktuar politike dhe se as vetë nuk aspiron të mbajë një post tjetër politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 10 MINUTASH LOJË/ Jagielka përfiton nga rrëmuja dhe zhbllokon ndaj Arsenalit (VIDEO)
Previous article ZBULOHEN PRAPASKENAT E "BOMBERIT"/ Para se të shkonte teK Milani, Piatek ishte afër…

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT