• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

26 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mungesa e fuqisë punëtore nxit rritjen e pagave në nivelet e ulëta, 40 mijë lekë (neto) për pastrues
Home
Hapu Dhe

Mungesa e fuqisë punëtore nxit rritjen e pagave në nivelet e ulëta, 40 mijë lekë (neto) për pastrues

22 December, 2022 shqipe.autor Hapu Dhe

Pothuajse të gjitha njësite e shërbimeve kanë reklamuar në fasadat e tyre kërkesa për punonjës me kualifikim të ulët me paga neto që shkojnë 40,000 mijë lekë plus sigurimet.

Njoftimi bashkëngjitur është reklamuar nga një hotel në kryeqytet, i cili ofron një pagë 40 mijë lekë për një pastruese pa llogaritur sigurimet.

Aftësi të tilla deri para pak vitesh paguheshin jo më shumë se 20 mijë lekë. Presioni për paga në profesione që nuk kërkojnë shumë aftësi po ndodh për dy arsye.

Së pari dhe më e rëndësishmja është pakësimi i popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë që po tkurrin forcën e punës. Zhvillimet demografike kanë ndryshuar edhe strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra që nuk janë shumë produktive në tregun e punës dhe për modelin ekonomik që ofron Shqipëria.

Së dyti sektori i turizmit dhe ai i ndërtimit janë rritur me shpejtësi vitet e fundit sidomos nga kërkesa e huajve për të vizituar Shqipërisë dhe rritja nga rritja e lejeve të ndërtimit në qendër të vendit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT paga në ekonomi ka shënuar nivel rekord në tremujorin e tretë të këtij viti, teksa të gjithë sektorët paguajnë më shumë sesa një vit më parë, por më i fortë ndryshimi ishte për bujqësinë, shërbimet dhe turizmin, që po vuajnë dhe më shumë nga largimi i fuqisë punëtore, duke detyruar dhënien e pagave më të larta për punonjësit ekzistues.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2022, paga mesatare bruto për aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, ka rritjen më të madhe prej 15,7%, e ndjekur nga Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 13.7%, ndërtimi me 13%, industria me 11%.

Pakësimi i fuqisë punëtore në një kohë që kërkesa është në rritje po ushtron presion të pagat. Mirëpo pagat më të larta në aftësitë të ulëta ushtrojnë presion për rritje të përgjithshme në nivelet e tjera për të ruajtur diferencat në përvojë dhe profesione.

Kriza për punonjës po bën që kompanitë bashkë me njoftimin për vendin e lirë të punës të bëjnë publik edhe nivelin e pagës.

Ekspertët e tregut të punës dhe bizneset shpjegojnë se në vijim, mungesa e fuqisë punëtore do të kthehet në emergjencë për mbajtjen në këmbë të aktiviteteve. Fatos Çerenishti që drejton “FAFA” resort një nga njësitë më të mëdha të akomodimit në vend tha se, vështirësitë në gjetjen e punonjësve pengojnë seriozisht mbarëvajtjen e aktivitetit.

Sipas tij, importi i punonjësve të huaj shpesh nuk është zgjidhje për shkak të kostove më të larta që kanë pasi përveç pagës duhet siguruar edhe akomodimi dhe ushqimi që në fund të ditës është një kosto shtesë për bizneset në raport me punonjësit vendas.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESSI, MË I MIRI I HISTORISË..."/ Pep: Pa Champions-in, karriera ime te Siti e papërfunduar
Previous article "NUK KA NEVOJË, POR BËN TRE PUNË"/ Stresit nuk i ndahet shpirti nga ish-gruaja e tij

shqipe.autor

Postime të ngjashme

ÇUDIRAT SHQIPTARE/ Çifti martohet, dasmorët shohin “Big Brother VIP” (FOTO) Hapu Dhe

ÇUDIRAT SHQIPTARE/ Çifti martohet, dasmorët shohin “Big Brother VIP” (FOTO)

ÇUDIRA NGA MITINGU I PD/ Ngrihet dron me banderolën: Luizi kryeministri i ardhshëm (VIDEO) Hapu Dhe

ÇUDIRA NGA MITINGU I PD/ Ngrihet dron me banderolën: Luizi kryeministri i ardhshëm (VIDEO)

"MARRSH NJË BURRË"/ Luizi shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptare Hapu Dhe

"MARRSH NJË BURRË"/ Luizi shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptare

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT