• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mungesa e diplomës mund të jetë arsyeja, se përse Adriatik Llalla është zgjedhur Kryeprokuror!
Home
Shqipëri

Mungesa e diplomës mund të jetë arsyeja, se përse Adriatik Llalla është zgjedhur Kryeprokuror!

13 January, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Adriatik Llalla ka thyer çdo rekord të zi dhe çdo përfytyrim që dikush mund të ketë për mënyrën sesi mund të bësh karrierë në Shqipëri duke u ngjitur në krye të institucionit më të rëndësishëm ligjzbatues të Republikës. Mungesa e diplomës së shkollës së mesme dhe manipublimi dhe falsifikimi që ai i ka bërë eventualisht dosjes së pranimit në shkollën e lartë, ka qenë kryelajmi i këtyre dy ditëve të fundit. Vetë Llalla nuk ka dalë ta përgënjeshtrojë lajmin, siç bëri dikur kur iu përgjigj flakë për flakë ambasadorit amerikan Lu, duke lënë të kuptohet se kjo është e vërtetë. Se përse mund të ketë ndodhur e gjithë kjo skemë e denjë për një libër, botuesi i “Tema” ka versionin e tij.

Më poshtë shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Historia banale e dëftesës së Adriatik Llallës, mund të fshehë pas një aferë të qëllimshme për ta mbajtur atë nën kontroll gjatë pesë viteve në krye të Prokurorisë. Sali Berisha, i cili i përzgjedh njerëzit vetëm në bazë të dosjes që ka për ta, mund ta ketë përdorur mungesën e diplomës së pjekurisë, dhe falsifikimin e saj, si një mekanizëm për ta mbajtur kryeprokurorin nën kontroll, në vitet më delikate të jetës së tij politike dhe fizike.

Adriatik Llalla erdhi në krye të Prokurorisë, duke zbuar andej me dhunë disa muaj para se t’i mbaronte mandate, Ina Ramën, kryeprokuroren që i prishi gjakun Sali Berishës. Ai pati një periudhë të gjatë sulmi ndaj saj, duke degraduar në fund fjalorin si “lavire bulevardi”, vetëm pse ajo tentoi të hapë një dosje për vajzën e tij, lidhur me pastrimin e parave, së bashku me Damir Fazlliç, pse tentoi të hetonte Gërdecin, ku i biri i tij ishte kokë e këmbë i zhytur në paratë e gjakut, dhe historinë e vrasjeve kriminale të vetë Berishës më 21 janar.

I pasigurtë për ditët që e prisnin dhe i terrorizuar nga ideja se prangat po i vërtiteshin në ajër, ai është menduar gjatë të gjejë dikë që ta ketë jo thjesht besnik, por ta ketë në dorë mekanizmin e heqjes së tij, nëse ai lëvizte nga premtimet.

Adriatik Llalla u bë kryeprokuror, duke nisur punën me ortakëri në biznes me partnerin e ngushtë të djalit të Berishës, por kjo ishte vetëm ana sipërfaqësore e tij.

Mungesa e diplomës së pjekurisë dhe manipulimi që mund të ketë bërë me të, është një armë  e fortë në duart e Berishës për ta shkarkuar atë në çdo kohë, duke  e diskretituar publikisht dhe duke e çuar në burg për falsifikim dokumentash.

Sali Berisha duhet ta ketë studiuar gjatë këtë dosje, ndaj ishte aq i sigurtë në emërimin dhe mbrojtjen e tij.

Adriatik Llalla ishte një i panjohur për PD dhe për vetë Berishën. Ai nuk hyn tek njerëzit që më parë kanë pas lidhje me PD, apo ndonjë militant i saj. Ai është thjeshtë prototipi i duhur, njeriu i kapur, që Berishës i duhej në krye të organit të hetimit, pasi gjithë familja e tij i kishte çështjet e hapura, përfshi Berishën, djalin dhe vajzën e tij.

Kjo është një arsye bindëse që ai të vinte në  krye të Prokurorisë një njeri të tillë. Operimi me njerëz me dosje, ose me probleme të tilla në dosje, si kjo e Llallës, janë tipike në gjithë karrierën e Sali Berishës. Mjafton të kujtojmë lojërat për zgjedhjen e Nishanit më 2012, apo historitë me ish- drejtuesit e inkriminuar të SHIK në ’97, që i përdorte pastaj si drejtorë kamikazë, edhe pse ishin me dënime penale për burg.

Dhe me këtë rast nuk duhet hetuar vetëm Adriatik Llalla, që mund të ketë mashtruar me dokumente zyrtare, por dhe ata që nuk e kanë “parë” këtë hollësi në dosjen e tij. Sidomos Sali Berisha!

Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Era dështoi në SHBA. Aq e kishte ...", Fatoni ia plas të gjitha në sy këngëtares
Previous article Pas divorcit, 28-vjeçarja fiksohet keq, nuk i lë gjë pa bërë ish burrit

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT