• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mundi Atalantën, buzëqesh Allegri: Hap drejt finales…
Home
Futboll

Mundi Atalantën, buzëqesh Allegri: Hap drejt finales…

31 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ekipi i Juventusit, duke fituar 1-0 në fushën e Atalanta, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, bën një hap të rëndësishëm drejt finales së turneut. Massimiliano Allegri, i intervistuar nga mikrofonat e “Rai”, shpjegoi: “Fitore e ndërtuar në një pjesë loje të parë të mirë. Atalanta është gjithmonë një ekip i fortë në shtëpi dhe ka reaguar shumë mirë. Në fakt, në fund të ndeshjes kemi vuajtur, duke e komplikuar jetën tonë. Kjo fitore është një hap drejt finales së Kupës së Italisë, edhe pse duhet luajtur ende sfida e kthimit”.

Ylli i ndeshjes ishte Buffon, i cili u kthye nga lëndimi dhe në pjesën e parë priti një penallti, të ekzekutuar nga Gomez: “Ai ka qenë jashtë për një muaj e gjysmë, por u kthye më së miri. Jam i lumtur për të. Ndër të tjera, Buffon u kthye për të luajtur në Kupën e Italisë pas pesë vitesh”. Ndeshja u vendos nga Gonzalo Higuain: “Përtej golit, ai zhvilloi një lojë të mrekullueshme. Pjaniç? Ai, gjithashtu, bëri mirë. Në pjesën e dytë mund ta hapte lojën pak më shumë, por kishte lodhje”. Juventusin tani e pret një cikël i rëndësishëm: “Ne do të jemi gati për Tottenham, por së pari duhet të mendojmë për të fituar kundër Sassuolos dhe pastaj Fiorentinës. Le të përqendrohemi te ndeshja e radhës”. Së fundi, një aluzion për rivalitetin mes Buffon dhe Szczesny: “Kush luan të dielën? Buffon. Ai pushoi për 45 ditë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jona e “BB” pasi lindi vajzën, zhvishet dhe tregon format trupore (FOTO)
Previous article Golovkin kërcënon Alvarez: Këtë herë nuk do të vendosin gjyqtarët

Q.Autor

Postime të ngjashme

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku Futboll

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT