• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUND T’I NDODH ÇDO FAMILJE”/ Shqiptari rreh gruan me shkelma pasi fëmija i tyre po qante, 30-vjeçarja e mbron
Home
Aktualitet
Kronikë

“MUND T’I NDODH ÇDO FAMILJE”/ Shqiptari rreh gruan me shkelma pasi fëmija i tyre po qante, 30-vjeçarja e mbron

29 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg nga Gjykata Penale Treanëtarëshe e Selanikut, pasi akuzohet se rrahur bashkëshorten e tij sepse…ishte irrituar nga të qarat e fëmijës së tyre.

Gjithçka ka ndodhur më 25 prill kur i akuzuari është kthyer nga puna në shtëpi dhe ka pasur një debat të ashpër me gruan e tij, për çështje që lidheshin me fëmijën e tyre. Në një moment, gruaja u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet, por fëmija i tyre katër muajsh filloi të qante dhe 34-vjeçari nuk dinte çfarë të bënte për ta ndaluar. Rezultati, siç tha ai, ka qenë se është irrituar që gruaja e tij vonohej të dilte nga banja për t’u kujdesur për fëmijën dhe për këtë e goditi.

30-vjeçarja shqiptare deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.

“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja.

“Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5.5 vitesh dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi”, shtoi viktima.

“U mërzita kur ajo shkoi në tualet dhe mbylli derën. Vogëlushja filloi të qante dhe unë nuk mund të bëja asgjë. Unë i bërtisja që e vogla po qante dhe ajo nuk dilte nga banja. I humba, pashë fëmijën duke qarë dhe i humba. E godita me dorë. Ndërsa unë e shtyva, e tërhoqa dhe e godita me shkelma”, tha 34-vjeçari, i cili u shpall fajtor për dhunë në familje në kërkim të faljes.

Nga konstatimet e mjekëve, viktima ka pësuar lëndime fizike me të nxira në fytyrë, por 34-vjeçari ka mohuar se e ka goditur në kokë. “E kapa kur doli nga tualeti dhe e shkelmova. Sinqerisht nuk e godita me dorë në fytyrë. Ishte hera e parë dhe më vjen keq. Nuk doja ta godisja seriozisht. Jemi shumë të afërt si familje. Nga mëngjesi në mbrëmje vrapoj”, pohoi ai, duke përsëritur se ka rrahur gruan e tij sepse foshnja e tyre ka qarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E CNN: Si ‘shpërtheu’ popullsia e Indisë dhe kaloi Kinën, çfarë do të ndodhë më pas
Previous article ISH-DHËNDRI NGA KOSOVA I VË FLAKËN SHTËPISË SË ISH-NUSES/ Fqinja: E kishte mbyllur brenda e i tha do të përvëloj

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKANTI SHQIPTAR MBAN PEG PËR 10 DITË SHOFERIN NË SPANJË/ Humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro Aktualitet

TRAFIKANTI SHQIPTAR MBAN PEG PËR 10 DITË SHOFERIN NË SPANJË/ Humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro

KANOSI ME ARMË EFEKTIVËT/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim Aktualitet

KANOSI ME ARMË EFEKTIVËT/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan, donte të mbronte vëllanë në kërkim

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT