• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A mund t`i jepet pasaporta zvicerane personit me emrin “Xhihad”?
Home
Botë

A mund t`i jepet pasaporta zvicerane personit me emrin “Xhihad”?

15 November, 2017 F.autor Botë

Asamblisti Samuel Balsiger nga SVP e quan provokim këtë qëndrim të ekzekutivit të qytetit, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron të dijë nëse prapa personit me emrin Jihad A. (34 vjeçar) qëndron dikush me synime terroriste
Këshilli i Qytetit i Cyrihut ka vendosur që t`i japë pasaportën zvicerane një burri që ka emrin Jihad (Xhihad). Ai është apatrid, gjegjësisht nuk ka shtetësi tjetër shkruan blick.ch. Por asamblisti Samuel Balsiger nga SVP e quan provokim këtë qëndrim të ekzekutivit të qytetit, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron të dijë nëse prapa personit me emrin Jihad A. (34 vjeçar) qëndron dikush me synime terroriste.

“Është e mundur që personi të jetë i parrezikshëm, por me rastin e natyralizimit të burrave apatridë duhet shikuar më në detaje. Dhe sidomos kur ndonjëri prej tyre bart emrin “Luftë e shenjtë” (Jihad), si në këtë rast”.

Balsiger i ka drejtuar Këshillit të Qytetit një pyetje me shkrim, në të cilën kërkon të mësojë nëse rasti i Jihad A. është shqyrtuar sa duhet, transmeton albinfo.ch. “A është pagëzuar ai me këtë emër? A ka hulumtuar Shërbimi Informatv i Zvicrës rreth këtij personi dhe rreziqeve eventuale që mund të lidhen me të?”.

Po ashtu, vazhdojnë pyetjet: “A i refuzon Këshilli i qytetit dhënien e pasaportës kandidatit me emrin Jihad nëse ai vetë e ka zgjehdur këtë emër, duke e pasur ndërmend terrorizmin islamik”, përcjell albinfo.ch. Sepse, sipas Balsigerit është fare e qartë: “Kush mban emrin Jihad, duhet ta ketë xhihadin në mend!

Por, siç shkruan blick.ch, emri Jihad në botën arabe nuk është kurrfarë rariteti, gjë që mund të shihet edhe në një libër telefonash të Zvicrës, ku mund të gjesh mjaft njerëz me këtë emër. Dhe më tutje, kuptimi “Luftë e shnejtë” për fjalën “Jihad” është vetëm njëri nga kuptimet.

Sepse, Jihad ka po ashtu kuptimin “të përpiqesh për diçka, të mundoshesh për zotin, për besimin”. Një emër pra, i krahasueshëm me emrin gjerman “Gottlieb”, “Gottfried” ose Traugott”, transmeton albinfo.ch portalin zviceran. “Dhe në lidhje me këta emra askujt nuk i shkon mendja të dyshojë se prapa tyre qëndron një luftëtar i krishterë i zotit!”, përfundon blick.ch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Pse Mogherini tha që 2018 është vit unik për Shqipërinë dhe rajonin?”
Previous article Detajet/ Zyrtari i ALUIZNIT i mori 6 mijë euro polices për legalizimin, zbulohet skema e korrupsionit

F.autor

Postime të ngjashme

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane Botë

“BETEJA” E RE E PRESIDENTIT/ Trump përplaset me Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite Botë

SULM NDAJ NJË PORTI NË JEMEN/ Houthit marrin përgjegjësinë për sulmet kundër Arabisë Saudite

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim Botë

IRANI GODET BAZEN AMERIKANE NË LINDJEN E MESME/ Rritet frika për përshkallëzim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT