• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUND TË PREKEN 11 DERI NË 19 MILIONË NJERËZ”/ OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike nga lufta në Ukrainë
Home
Nderkombetare

“MUND TË PREKEN 11 DERI NË 19 MILIONË NJERËZ”/ OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike nga lufta në Ukrainë

10 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Pakësimi i rezerva ushqimore për shkak të bllokimit të eksporteve të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina dhe Rusia mund të bëjë që 11 milionë deri në 19 milionë njerëz të vuajnë nga uria kronike gjatë vitit të ardhshëm, tha agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara.

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e drithërave, vajrave ushqimor, karburanteve dhe plehrave. Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të grurit, pasi këto dy shtete përbëjnë një të tretën e furnizimeve botërore me grurë.

Rusia po ashtu është një prej eksportueseve më të mëdha të plehrave, ndërkaq Ukraina eksporton grurë dhe vaj luledielli.

Ndikimi i luftës “mund të çojë që 11 deri në 19 milionë njerëz të preken nga uria, nga uria kronike më 2023”, tha më 10 qershor, Boubaker Ben Belhassen nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë.

Këto vlerësime bazohen në uljen e eksporteve të produkteve ushqimore nga Ukraina dhe Rusia.

“Shtetet që po preken më së shumti janë në rajonin e Afrikës së Veriut dhe Jugut, duke pasur parasysh varësinë e tyre të madhe ndaj importeve, veçmas të grurit, por edhe të vajrave ushqimore”, tha ai.

Ai shtoi se edhe shtete të tjera, përfshirë në Afrikë dhe Azi, sikurse Bangladeshi dhe Indonezia, po preken jashtëzakonisht nga bllokadat në eksportet ukrainase.

Portet ukrainase në Detin e Zi janë bllokuar nga trupat ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke rritur shqetësimet për një krizë globale ushqimore./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NË KAPITOL/ Arrestohet kandidati republikan për postin e guvernatorit të Miçiganit
Previous article HORROR NË PARK/ Babait i rrëmbejnë djalin 2-vjeçar nga krahët, ai i sulet agresorit dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT