• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MUND TË BËJ KOALICION ME PS”/ Agron Duka: Dorëheqja e Bashës nëse humb zgjedhjet…
Home
Politikë

“MUND TË BËJ KOALICION ME PS”/ Agron Duka: Dorëheqja e Bashës nëse humb zgjedhjet…

22 June, 2020 F.autor Politikë

Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i PAA-së, Agron Duka i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj u shpreh se sondazhet nxjerrin koalicionin opozitar fitues të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Nëse ne kandidojmë, opozita e bashkuar në koalicion, përballë PS-së e vetme, në kërkim të ndonjë aleati, fiton opozita, në cdo sondazh.

Koalicioni është i fortë. Vetëm nuk qeveris LSI-ja, qeveris me atë tjetrën, prostitucioni nuk bëhet vetëm, do partner, prandaj akuzo atë tjetrën, që sa herë i duhet për të qeverisur i bën ofertë tjetrës. Mos bëni diversione. Vetë Rama me natyrën e tij ka larguar gjithmonë aleancat” tha ai.

I pyetur nëse koalicioni opozitar nuk arrin të vijë në pushtet në 2021, a do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës, ai tha:

“E para nuk më takon mua, sepse nuk jam anëtar i PD-së. Atë mund ta bëjë PD-ja nëse, por unë nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë” tha ai.

Por çfarë ndodh nëse ndalohen koalicionet parazgjedhore?

“Nuk ndodh kurrë. Marrëveshja nuk mund të shkelet, nëse ndodh do të konkurrojmë vetëm dhe pastaj zgjedhjet janë normale në bazë të peshës“.

Nëse nuk ka koalicione parazgjedhore, a përjashton Agron Duka një koalicion me PS-në pas zgjedhjeve?

“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë” tha ai.

Por kush mund të jetë tjetër?

“PS ka shumë figura“.

Për shembull zoti Braçe?

“Po, edhe ai mund ta bëjë, shumë i mirë është, ka shumë eksperiencë dhe shumë më shumë kontribute sesa Rama në PS, që është konvertuar socialist kohët e fundit, ka qenë rilindas. Në jetën politike ka qenë simpatizant i opozitës aso kohe, anti-konformist, pak rebel, që i pëlqente mendja e tij e pa përshtatur nga forca që ka dalë më vonë u konvertua, filloi të vishej me kollare” tha ai.

Por si e komenton ai ngërçin e fundit mbi KQZ për draftin e reformës zgjedhore dhe si e shikon fundin?

“Janë momentet e fundit që rezistohet për të fituar se cila palë. Reforma po mbahet peng nga shumica. U arrit marrëveshja përmes presionit ndërkombëtar edhe pse kemi zotime që këto të jenë të fundit, por shoh që jemi larg, pasi presioni ndërkombëtar vijon. PE na kondicionon për 15 kushte. Nëse do të arrihet që të realizohen kërkesat politike, mendoj që jeta mund të rikthehet në një farë normaliteti“.

Por a e shikon Duka marrëveshjen si pazarin e ri mes Ramës dhe Bashës?

“E njëjta punë është bërë gjithmonë, sa herë që partitë e mëdha kanë dashur të arrijnë dicka kanë nxjerrë si justifikim stabilitetin e vendit. Reforma do të ishte e plotë nëse do të kishim edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndoshta me lista të hapura. Një reformë kirurgjikale do të ishte kjo.

Komisionet zgjedhore janë motamo njëlloj, partitë e vogla nuk kanë. Marrëveshja ka disa anë pozitive  nëse do të shoqërohen me ato kushte. Mendoj se do të realizohet identifikimi biometrik, financimi i partive, apo probleme të tjera, nëse do të arrihen ato kushte.

Nëse gjithë këto pika realizohen mendoj se kemi arritur dicka duke pranuar një reformë më tepër për stabilitet se atë që duhet të bënte. Në cdo prononcim publik kam qenë një ndër ata që kam shtruar problemin e sistemit, pasi nuk mendoj se është i drejtë, sistemi duhet patjetër të ketë elementë mazhoritar” tha ai.

Në fund, Duka tha se legalizimi i kanabisit mjekësor që paralajmëroi kryeministri Edi Rama disa javë më parë, duhet të kalojë më parë në diskutime të gjera, pasi dëmton bujqësinë.

“Besoj se ka dëmtime megjithatë kjo është një temë e gjerë. Duhet me shumë kujdes, në këto momente nuk mund të bëhet, kemi një situatë atipike politike, nuk mundet që një forcë politike pa opozitë reale, të mundet të miratojë një ligj kontravers.

Mund të diskutohet kur të kemi një pushtet vendor të ndarë të konsoliduar. Mund të ketë dëme për bujqësinë shqiptare, mund të largohen nga kulturat tradicionale. Gjithsesi duhet një diskutim i gjerë dhe një mendim i të gjithë forcave politike për të parë nga anon” përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE QYTETARËVE/ Biologu Ruka: Bëni kujdes, kjo është vala e dytë e COVID, do të jetë më e rëndë se e para!
Previous article "KTHEHU NGA KE ARDHUR"/ Besa Shahini replikon me opozitën: Nuk i lejoj të më kritikojnë prejardhjen, shitën vendet e punës për mësuesit

F.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT