• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUA TË GJITHË MË LUTEN, TË Q…”/ Kush është gjyqtari i “FAMSHËM”, lëshonte batuta “SEKSUALE” me gra viktima
Home
Breaking News

“MUA TË GJITHË MË LUTEN, TË Q…”/ Kush është gjyqtari i “FAMSHËM”, lëshonte batuta “SEKSUALE” me gra viktima

12 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka nisur hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjyqtarin e Fierit Roland Hysi i cili i kërkonte favore seksuale një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës së saj.

U desh denoncimi i nënës e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit  për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj, që ndaj këtij gjyqtari jo pak të njohur në Fier, të niste hetimi.

Gruaja denoncuese tregoi për emisionin ‘Stop’ gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkoi seks si dhe 500 euro për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Në kamerën e fshehtë publikuar nga emisioni investigativ përfshihet edhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres dhe që gjithashtu merr “pjesën e vet” prej 500 eurosh.

PO KUSH ËSHTË ROLAND HYSI?

Hysi është gjyqtari i Urdhërave te Mbrojtjes i cili, sipas dëshmive të grave viktima, rregullisht i propozonte këto të fundit, nga telefoni, shkruan newsbomb.al.

Madje, më datë 8 mars 2018, disa gra dolën në protestë në qendër të Fierit, kundër gjyqtarit. Një nga rastet flagrante është ai i Rajmonda Koçit e cila kërkonte që gjykata t’i njihte atësinë ish partnerit të saj, dhe pavarësisht se testi i ADN-së vërtetoi atësinë, gjykatësi Roland Hysa vendosi në favor të ish partnerit i cili nga ana e tij nuk dëshironte atësinë e fëmijës. Për fat të mirë, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e Hysit dhe njohu atësinë.

Gjyqtari Hysi është nga Tirana dhe e bënte çdo ditë rrugën vajtje-ardhje në Fier, bashkë me psikologen Elona Meçani, e përfshirë në video skandal. Roland Hysi njihet për flirtet e tij brenda sallës së gjyqit me gratë viktima.

“Duhet të kesh ndonjë gjë të veçantë ti që s’të ndahen burrat”, i tha Hysi në sallën e gjyqit një prej grave viktimave e cila kërkonte urdhër mbrojtje.

Hysi, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbahet mend gjithashtu si gjyqtari të cilit i duheshin vetëm 4 minuta për të dhënë vendime tepër delikate të nënave të divorcuara të cilat kërkonin urdhër mbrojtje nga ish parnterët e tyre apo luftonin për kujdestarinë e fëmijëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Warriors shkatërrojnë Bulls, Curry është i treti në listën 3-pikëshe të NBA-së
Previous article E BUJSHME/ Ramsey ka kryer vizitat mjekësore për Juventusit, ja detajet e kontratës

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT