• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MU HODH PËRSIPËR DHE MË…”/ Luftë në makinë, më pas përplasja fatale
Home
Aktualitet
Kronikë

“MU HODH PËRSIPËR DHE MË…”/ Luftë në makinë, më pas përplasja fatale

7 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

“Më goditi në kraharor gjatë kohës që i jepja makinës, më pas m’u hodh përsipër dhe më goditi me grusht në fytyrë. U përpoqa të shpëtoja duke kaluar në sediljen e pasme, më pas dola nga makina. Zbriti edhe ai. I kishte pantallonat e ulur. Hipa në makinë dhe e ndeza. E përplasa, por nuk doja ta vrisja. Kisha frikë se mos më përdhunonte”.

Është ky rrëfimi i shqiptares Aurela Perhati, një 24-vjeçare shqiptare, e cila dy ditë më parë u arrestua për vrasjen e Massimo Garitta, një 53-vjeçar italian, përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në fushat jashtë Ovadës, në provincën e Alessandrias, Torino. Pasi e përplasi me makinë e reja u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar vetëm 2 ditë më parë. Autoritetet policore mbërritën tek 24-vjeçarja pasi gjetën shenjat e marmitës së makinës së saj Lancia Y, në trupin e viktimës.

Aurela, e cila sipas mediave fqinje jetonte në Itali prej 22 vjetësh sëbashku me familjen, punonte si shitëse. Ajo mësohet se është njohëse e 5 gjuhëve të huaja dhe e mirëintegruar në shoqërinë italiane. Avokati i saj, për mediat fqinje tha se e reja është e tronditur nga ngjarja e rëndë dhe se vijon të përsërisë se nuk kishte si qëllim t’i bënte keq askujt.

24-vjeçarja tashmë ndodhet në burg dhe akuzohet për vrasje. Viktima Massimo Garitta ishte i papunë dhe jetonte jo shumë larg zonës ku banonte familja Perhati.

Sipas asaj që shkruan italiania “Corriere della Sera”, duke qenë në gjendje shoku, Aurela nuk arrin të kujtojë arsyen se përse e mori në makinë Garitta-n. “E njihte, e dinte që ishte banor i zonës”, pohoi avokati. “Shpesh ai i kërkonte ndonjë qindarkë, ndonjëherë një cigare. Mesa duket atë ditë i kishte kërkuar që ta shoqëronte deri diku me makinë dhe ajo e kishte marrë, sepse i kishte ardhur keq“, shpjegoi ai më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASURIA DHE FAMA NUK JANË ASGJË"/ Këngëtari shqiptar pëson aksidentin e tmerrshëm (FOTO)
Previous article PËRMBYSET MAKINA NË AUTOSTRADË/ Të riut i pret rrugën një dhelpër, dyshohet se... (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT