• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MU ERRËN SYTË”/ Burg përjetë për shqiptarin që i mori jetën bashkëshortes, si ndodhi krimi tronditës 4 vite më parë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MU ERRËN SYTË”/ Burg përjetë për shqiptarin që i mori jetën bashkëshortes, si ndodhi krimi tronditës 4 vite më parë

8 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

44-vjeçari Florand Shehu është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Anisa Shehu.

Gjykata i dha të pandehurit burgim të përjetshëm, së bashku me një dënim shtesë prej 24 muajsh burg, pa asnjë lehtësim apo ulje dënimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, më 30 korrik të vitit 2021 dhe tronditi opinionin publik. Në atë kohë, Florand Shehu deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan të vdekur në dhomën e saj të gjumit, aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë.

“Si përfaqësues ligjorë të familjes së Anisës, shprehim kënaqësinë tonë për një vendim të drejtë dhe të argumentuar nga ana e drejtësisë greke. Ky vendim nuk mund të kthejë jetën e humbur, por dërgon një mesazh të fortë drejtësie dhe besimi në shtetin ligjor”, përfundon deklarata.

Në dëshminë e tij pas krimit, 44-vjeçarit me origjinë shqiptare, e paraqiti aktin e tij si një moment “errësimi mendor”, duke ia atribuar pjesërisht përgjegjësinë edhe viktimës.

Sipas dëshmive të fqinjëve për mediat greke, marrëdhënia mes çiftit ishte problematike, me debate të shpeshta, xhelozi nga ana e burrit dhe shpeshherë viktima kishte kërkuar ndihmë me zë të lartë, duke thirrur “ndihmë” nga ballkoni i banesës.

Sipas avokatit të familjes së viktimës, gjatë gjykimit, autori tentoi të justifikojë veprimin e tij me pretendime për një lidhje jashtëmartesore të viktimës, diçka që nuk u provua dhe u refuzua kategorikisht nga Gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI NGA QELIA I SALIANJIT/ Reagon Berisha: Vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Previous article LIROHET ERVIN SALIANJI/ Çfarë pritet të ndodhë në orën 17:00

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT