E ftuar në një nga emisionet e mbremjes së të enjtes, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u përball me një qytetare tejet të revoltuar me partinë e saj dhe atë vetë.
Qytetarja ia tha në sy se LSI i hoqi ndihmën ekonomike, duke i renditur një sërë akuzash. Nga ana tjetër, vetëmbrojtja e Kryemadhit ishte betimi “nëse kam vjedhur qoftë edhe një qindarkë mu bëfshin helm”.
I gjithë debati po transmetohej edhe Live në profilin e Kryemadhit dhe komentet ishin po ashtu, të ashpra. /AlpeNews.al




