Një bukuri përrallore gjendet në një nga fshatrat më magjikë të Alpeve, Syri i Kaltër është një nga mrekullitë e papërsëritshme të Thethit. Rrugës për aty viziton dhe Kanionin e Grunasit, një tjetër veçanti e kësaj zone.
Pamja që shfaqet para syve është mahnitëse, si në një botë tjetër, si në ëndërr. Freskia, harmonia e tingujve, aroma natyrore, nuancat emocionale të mjedisit përreth krijojnë një peizazh të adhurueshëm.
Vizita në Syrin i Kaltër është një përvojë e paharrueshme. E kush do mundej të harronte një ndjesi që vetëm një vend i tillë e dhuron…? Një vend i magjishëm.
/Rreth e Rrotull Shqipërisë