Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim “magjinë” e një prej bukurive natyrore në Shqipëri siç është Syri i Kaltër.
Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit të Delvinës, pranë rrugës Nacionale Delvinë-Gjirokastër.
Ai është nga destinacionet turistike më të bukura të jugut të Shqipërisë, me natyrën përrallore dhe ujin e ftohtë akull që “gjarpëron” rreth e qark pemëve për t`u derdhur më pas në Bistricë.
AlpeNews.al ju sjell pamjet magjepsese të Syrit të Kaltër.
Një nga fenomenet e rralla të natyrës në Shqipëri dhe jo vetëm, është shpalluar monument natyre.
Është burimi më i madh interesant ndër 18 burimet që dalin rrëzë malit të gjerë.
Qindra turistë çdo vit i drejtohen Sarandës më shumë për të vizituar Syrin e Kaltër se sa për të bërë plazh, madje gjatë sezonit veror ka dhe nga ata pushues që preferojnë të lahen këtu duke duruar temperaturat e ulëta të ujit.
Nga thellësia e burimit uji mer ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit.
Uji është shumë i kthjellët, pasi buron nga thellësia e tokës duke krijura pamjen e një Syri gjigand, gjë e cila tërheq vëmendje e vizitoreve.
Syri i Kaltër është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.
Përgatiti: AlpeNews.al










