Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi vendosur t’iu sjellim një pamje nga Thethi, i cili duket i mrekullueshëm.
Pa dyshim që Thethi është një nga vendet më atraktive të Shqipërisë, dhe mbi të gjitha “perla” e veriut.
PAK PËR THETHIN:
Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.
AlpeNews.al ju sjell një pamje shumë të veçantë të Thethit.
Përgatiti: AlpeNews.al



