• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MPOSHTI KORONAVIRUSIN DHE RRËFEN TMERRIN/ Mjeku shqiptar nga Kumanova: Ja për çfarë më luteshin fëmijët
Home
Sociale

MPOSHTI KORONAVIRUSIN DHE RRËFEN TMERRIN/ Mjeku shqiptar nga Kumanova: Ja për çfarë më luteshin fëmijët

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ylber Isufi nga Kumanova, pasi në dy testet për koronavirus rezultoi negativ, pritet që javën e ardhshme të kthehet në punë dhe të vazhdojë luftën kundër këtij virusi.

Qyteti i Kumanovës ka numrin më të lartë të viktimave nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Në Kumanovë janë regjistruar 20 viktima, ndërkaq në mbarë Maqedoninë e Veriut 95 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ylber Isufi, i cili punon që dhjetë vjet në Spitalin e Kumanovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se më 13 prill doli pozitiv në testin për koronavirus, ndonëse thotë se nuk e di saktësisht se si është infektuar.

“Nuk mund të them se nga kjo apo ajo mënyrë u infektova me COVID-19. Duke pas parasysh se drejtpërdrejt ishim përballë me virusin dhe mundësitë ishin pritëse për t’u infektuar. Të jemi të sinqertë, fillimisht nuk kishim mjaftueshëm (mjete mbrojtëse ) pasi na kapi pa përgatitur (koronavirusi), mirëpo më vonë reaguam shpejtë”, thotë Isufi.

Mjeku Isufi rrëfen edhe për simptomat e para, që sipas tij kanë qenë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm. Megjithatë, ai thotë se pas disa ditësh, gjendja iu përkeqësua dhe filloi të kishte kollitje dhe ethe.

“Simptomat e para, fillimisht kisha një lodhje që unë ia lija asaj se ndoshta është nga puna apo angazhimi im i madh. Pastaj fillova të kem anoreksi dhe atëherë e pash se po ndodh diçka dhe pastaj kisha dhimbje të fuqishme të ekstremiteteve të poshtme dhe dhimbje të mesit, pastaj kisha diarre. Më e keqja filloi kur kisha kollitje dhe ethe dhe kjo më shtyri që të konsultohem me kolegët e mi infektologë, që të filloj me antibiotikë”,thekson Isufi, duke shtuar se gjatë tërë kohës është mjekuar në shtëpi.

“Gjatë gjithë tërë kohës u trajtova në shtëpi”, thotë ai.

Gjatë tërë kohës në izolim, Isufi ka qëndruar vetëm në një dhomë në banesën e tij në Kumanovë. Mbajtja e distancës fizike, thotë ai, ka qenë vendimtare që asnjëri anëtarë i familjes së tij të mos infektohej me sëmundjen COVID-19.

Mjeku Isufi thotë se më së vështiri për të ka qenë që të mbajë distancë me dy fëmijët e tij të vegjël.

“(Fëmijët) Thoshin na lejo vetëm të futemi brenda të të shohim babi, pasi vërtetë ishin të përmalluar shumë. Imagjinoni se çfarë gëzimi dhe çfarë brohoritje kanë bërë në testin e parë kur dola se jam negativ”, tregon Isufi.

Ai njëherësh shton se përderisa koronavirusi është me shumë të panjohura, vërehet dhe frika te rrethi që tani të kenë kontakt me të. Megjithatë, Isufi shton se ka pasur edhe persona që e kanë telefonuar dhe kryesisht janë interesuar për simptomat e koronavirusit dhe procesin e shërimit.

Mjeku Ylber Isufi këtë javë përfundon pushimin mjekësor dhe javën tjetër do të kthehet në punë, duke kontribuar në luftën kundër koronavirusit.

“Me kënaqësi do e filloj punën dhe në qoftë se është nevoja, përsëri do të jem në pikën e parë të zjarrit, për shkak se popullata kërkon shërbimin dhe shpresën e ka te bluzat e bardha”, thotë mjeku Ylber Isufi.

Ai i porositë të gjithë qytetarët që me përpikmëri të respektojnë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, pasi siç thotë ai, ky virus është mjaft serioz dhe periudha e shërimit është shumë e vështirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON KALLËZIM TË RI NË SPAK NDAJ BASHËS/ Balla: Apeli nuk i dha pafajësi, thjesht vonoi drejtësinë
Previous article ”EPIDEMIA DREJT PËRFUNDIMIT”/ Epidemiologu Simaku: S’ka vend për shqetësim, hapja e kufijve do sillte vetëm raste të rralla

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT