Gramos Aliu nga Ferizaj i njohur si Mozzik, një djalë i ri e i talentuar në muzikë, është ndër emrat më të komentuar të skenës muzikore.
Para se të arrinte famën që ka sot, gjë që s’mund t’ mohohet duke parë koncertet e shumëta që ka si brenda ashtu edhe jashtë vendit, Mozzik vizitonte xhaminë e lutej në të, por si duket kjo nuk ka zgjatur shumë pasi tekstet e reperit nga Ferizaj sot janë tekste që nuk i ngjajnë aspak një besimtari, tekste këto që tërë kohën përmend drogën, e alkoolin, e jetën e pakontrolluar me vajza.
Mozzik ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet duke u lutur, madje ka shkruar një lutje në të. Ai, i ka kërkuar Zotit të mos i mbyllë sytë pa i arritur qëllimet e tij.
Megjithatë atë, ajo që më shumë theksohet në këtë fotografi është dallimi i madh që ka reperi ndër vite.


