Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim perëndimin e diellit në një nga pikat interesante të Kukësit, liqenin e tij.
Liqeni i Kukësit ose siç njihet nga shumëkush Liqeni i Fierzës, shtrihet përgjatë rrjedhës së Drinit të Bashkuar deri në qytetin e Kukësit dhe vijon në rrjedhën e Drinit të Bardhë deri në Nashec të Prizrenit e në rrjedhën e Drinit të Zi deri afër Skavicës së Kukësit.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga perëndimi i diellit në liqenin e Kukësit, ku e kuqërremtja reflektohet në ujin e kaltër duke krijuar një moziak ngjyrash.
Përgatiti: AlepNews.al



