• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Moxhi kërkon mbledhje urgjente te Partizani, zbulohet çfarë është biseduar në takim
Home
Futboll

Moxhi kërkon mbledhje urgjente te Partizani, zbulohet çfarë është biseduar në takim

6 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Fitorja me Kamzën e ka ndryshuar disi humorin në kampin e kuq, por kërkohet më shumë, në mënyrë që Partizani me arritjet minimale të shpëtojë sezonin.

Minimalja mbetet sigurimi i një biletë për pjesëmarrjen në Europë. Ekipi ka qenë pushim dje, por jo drejtuesit dhe stafi. Në përfundim të derbit me Kamzën, Luçiano Moxhi ka urdhëruar që të hënë të zhvillohet një mbledhje, ku të pranishëm të ishin drejtuesit dhe stafet e ndryshme.

Ky takim është shfrytëzuar nga ish-drejtori i Juventuesit për të bërë bilancin e punës në përfundim të fazës së dytë, si dhe për të përpiluar një plan për pjesën e mbetur të sezonit.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje, kryesisht janë trajtuar tri çështje: Ecuria e skuadrës, merkatoja dhe çështja e tifozëve., shkruan panorama.

Bilanci i dy fazave të para është jashtë pritshmërive, madje për momentin mbeten jashtë Europës.

Ndaj, në mbledhje është kërkuar që trendi i rezultateve të vijë në rritje dhe të bëhet e pamundura që t’i shkohet Kupës deri në fund, ndonëse janë mundur në ndeshjen e parë çerekfinale.

Sigurimi i një bilete europiane mbetet një kusht i panegociueshëm për “demat”. Sa i përket merkatos së dimrit, rezultantja shikohet pozitive.

Nga ky grup pritet të ndërtohet edhe Partizani i sezonit të ri, gjë të cilën e përligjin kontratat afatgjata të lojtarëve. Në këtë mbledhje është folur edhe për gjendjen e Edgar Çanit, ku shpresohet që sulmuesi të tregojë veten në vijim.

Një nga pikat e diskutimit ka qenë edhe problematika e tifozëve, të cilët kanë braktisur shkallët e stadiumit. Drejtuesit kanë vendosur që të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët, në mënyrë që tifozët të kthehen në stadium, pasi është momenti ku Partizanit i duhet më shumë se kurrë mbështetja e ultrasve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA-ja dhe Rusia përplasen rreth Sirisë (FOTO)
Previous article VIDEO/ Autogoli më i bukur në botë, komentatori arab shokohet nga kjo ‘predhë’!

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT