• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mourinho i shiti të dy për 40 mln euro, tani ata vlejnë 10 fishi
Home
Futboll

Mourinho i shiti të dy për 40 mln euro, tani ata vlejnë 10 fishi

17 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Vetëm mund të drejtosh sytë nga qielli, kur je i mbuluar nga mendimet në “Lowry Hotel” në Manchester dhe të mendosh për gabimet e mëdha që ke bërë në futboll. Ky mund të jetë shumë mirë rasti i Jose Mourinho. Mes “maktheve” të tij mund të jenë Kevin De Bruyne, i cili u shit te Wolfsburg në vitin 2014 dhe Mohamed Salah që u la të shkonte te Roma në vitin 2015, kur ai ishte trajneri i Chelsea. Për të dy bashkë, klubi londinez arkëtoi 41 milionë euro, 23 për De Bruyne dhe dhe 18 për Salah.

Ata që dy janë aktualisht në garë për t’u shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2017/18 në Premier League. De Bruyne është bërë dirigjenti i orkestrës së Manchester City që po vazhdon të shkëlqejnë në Angli dhe Europë. Liverpool i Salah fitoi 5-0 në fushën e Portos me Salah që shënoi një gol “të veçantë” duke e kaluar topin me “palexho” sipër kokës të portierit Jose Sa. Që të dy kanë marrë elozhe të mëdha nga çdo cep i botës, por vetëm njëri prej tyre do të shpallet më i miri. E përbashkëta që kanë: janë largua nga Mourinho dhe Chelsea si të padobishëm.

De Bruyne pulls the strings for Manchester City and is the brains of Pep Guardiola's side

KEVIN DE BRUYNE

Aftësia e De Bruyne që të bëj pasime që të tjerët nuk munden ka rënë në sy gjatë gjithë këtij sezoni. Thuajse në çdo javë ka marrë vlerësime maksimale dhe ka qenë në qendër të vëmendjes. Përshembull, në fundjavën e kaluar dhe tre asiste për Sergio Aguero në fitoren 5-1 ndaj Leicester në “Etihad Stadium”. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola nxitoi të kujtonte se kjo nuk ishte hera e parë që blegu luajti në mënyrë të tillë.

Që kur ka debutuar me Werder Bremen në gusht të vitit 2012, De Bruyne ka dhënë 77 asiste, më shumë se çdo futbollist tjetër në pesë kampionatet kryesore në Europë gjatë pesë viteve të fundit, përfshi Lionel Messi, që ka dhënë 76 asiste

26-vjeçari ka krijuar 84 raste për ekipin e City në sezonin 2017/18, më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League, 40 më shumë se Salah. Në terma asistesh, De Bruyne ka dhënë 14 të tillë, dy herë me shumë se Salah. Ashtu si e ka zbuluar edhe Harry Kane në të kaluarën, “futbollisti i vitit në Prmier League” nuk vendoset nga golat. Sulmuesi anglez nuk ka e marrë asnjë këtë çmim edhe pse është shpallur golashënuesi më i mirë në sezonet 2015-16 dhe 2016-17.

Shifrat e këtij kampionati: Ndeshje të luajtura: 27; Ndeshje si titullar: 27; Gola: 7; Goditje: 73; Asiste 14; Raste të krijuara: 84.

Qëndrueshmëria në paraqitje është baza dhe De Bruyne ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur. Edhe diçka tjetër, në tre edicionet e fundit të kampionatit anglez më i miri është shpallur ai që “ndërton” si N’Golo Kante i Chelsea, Riyad Mahrez i Leicester dhe Eden Hazard i Chelsea.

The lethal forward is on course to beat Liverpool goalscoring records from the 1800s

MOHAMED SALAH

Aq i ftohtë dhe i saktë ka qenë Salah përpara portës kundërshtare në këtë sezon sa ka thyer një rekord të viteve 1980. Egjiptiani ka shënuar 30 gola në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, në mes të muajit shkurt. Kaq shpejt nuk e kishte arritur këtë shifër askush që nga viti 1896-1897, kur George Allan shënoi 30 gola në 27 ndeshje. Allan u nda nga jeta dy vjet më pas nga tuberkulozi. Salah e shënoi golin e 30-të në Champions League.

Salah ka shënuar 19 gola me të majtën në këtë sezon të Premier League duke barazuar “mëngjarashin” Robbie Fowler, i cili shënoi 19 gola me të majtën në sezonin 1994-1995. Edhe ai me fanellën e Liverpool

Ai i ka shënuar në të gjitha ndeshjet e rëndësishme për Liverpool në këtë sezon, kundër Manchester City, Tottenham, Arsenal, Chelsea dhe në derbin ndaj Everton. Një futbollist i madh në raste të mëdha. Edhe pse ka dhënë dy herë më pak asiste se De Bruyne, 25-vjeçari mund të krenohet me faktin se ka shënuar tre herë më shumë se belgu, në një skuadër ku debutoi sivjet.

Shifrat e këtij kampionati: Ndeshje të luajtura: 26; Ndeshje si titullar: 24; Gola: 22; Goditje: 103; Asiste 7; Raste të krijuara: 44

Në fakt, nëntë ekipe të Premier League kanë krijuar më pak gola se Salah (29, 22 gola dhe 7 asiste). Pas largimit të Philippe Coutinho për te Barcelona në janar, ai është “ylli” i “Anfield Road”. Pa golat e tij, Liverpool do të kishte 13 pikë më pak. Salah mund të marrë zemër nga sezonit 2013-14 kur City u rendit i pari, Liverpool i dyti dhe Luis Saurez u shpall lojtari më i mirë i kampionatit, sepse ishte golashënuesi më i mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIER/ Shkon në spital i plagosur me thikë në bark: 55-vjeçari në luftë me jetën (DETAJE)
Previous article Intel goditet nga 32 padi për Meltdown dhe Spectre

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT