• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTORRA, BIZHUTERI DHE BANESA/ Si u shkatërrua banda e GRABITËSVE në Vlorë (DETAJET)
Home
Breaking News

MOTORRA, BIZHUTERI DHE BANESA/ Si u shkatërrua banda e GRABITËSVE në Vlorë (DETAJET)

4 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një persona, një e ka proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në këtë qytet. Sipas një njoftimi nga policia mësohet se grabitësit kishin vjedhur në kohë të ndryshme, motorra, vegla pune dhe bizhuteri.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni i koduar “FOUR”

Sekuestrohen një sërë materialesh të vjedhura si motorra, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 1 tjetër proçedohet në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Arrestohet në flagrancë shtetasi K.K, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Proçedohet në gjendje të lirë shtetasi I.T, banues në Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi Xh.Q, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.10.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.Q.

Nga hetimet intensive të kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat policia ka bërë zbardhjen dhe dokumentimin e tyre si më poshtë:

1▪Më datë 03.10.2018, në vendin e quajtur “Omonia” dyshohet se kanë vjedhur motorin tip “Sprinter” në pronësi të shtetasit D.N.

2▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një banese në lagjen “Bashkimi” në pronësi të shtetasit Gj.Q.

3▪Më datë 03.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur një motor tip “Honda” në lagjen “1 Maji” në pronësi të shtetasit A.A.

4 ▪Më datë 03.10.2018, në lagjen “24 Maji” dyshohet se janë autorë të vjedhjes së 2 motorave “Suzuki” dhe “Sprinter”.

5▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.M në lagjen “Bashkimi”, ku kanë marrë 20.000 lekë te rinj.

6▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit A.A, ku kanë marrë disa vegla pune të reja.

7▪Më datë 01.10.2018, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një picerie në lagjen “29 Nëntori” (para).

8▪Më datë 20.09.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.Q (orendi shtëpiake).

9▪Më datë 12.08.2018, në lagjen “Bashkimi” dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën në pronësi të shtetasit V.D.

Nga kontrollet e ushtruara nëpër banesat e këtyre personave, konkretisht në lagjet “Partizani” “1 Maji” “Bashkimi”, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sërë materialesh të vjedhura nga rastet e listuara më sipër, si:

• Një automjet i markës “Benz ML” ngjyrë gri
• Katër motora (Spinter, Suzuki, 2-Honda)
• Targa të ndryshme automjetesh
• Bizhuteri me vlerë (varëse, unaza, byzylykë, vëthë)
• Vegla pune për ndërtim (troko, trapan)
•Vegla pune për kryerjen e vjedhjeve (trança për prerjen e hekurave, kaçavida, pinca, çelësa)
• Veshje për maskim (xhupa, maska, doreza)
• Litarë për tu ngjitur dhe zbritur për vjedhjen e banesave,
• Çanta për mbajtjen e sendeve të vjedhura etj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/25 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LE TË NISË LUFTA"/ Kim Kardashian hedh në gjyq truprojën për 6 milionë dollarë (FOTO)
Previous article ÇFARË PO NDODH/ RONALDO REFUZON sërish ftesën nga Portugalia, arsyeja do t'ju BEFASOJË

F.autor

Postime të ngjashme

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT