Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:40 në Golem.
Në aksident u përfshinë një mjet tip “Volkswagen” dhe një autobus i linjës Golem-Plepa. Drejtuesi i mjetit u përplas me autobusin dhe përfundoi në anën tjetër të rrugës, ku aksidentoi edhe një automjet në kahun e kundërt.
I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit tip “Golf” i cili kishte mbetur brenda në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë jashtë.
Gjithashtu mbeti i plagosur lehtë edhe një pasagjere e autobusit.
35-vjeçari mori dëmtime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar:
“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 12:40, vidjo esht ber ne Golem thrritem ambulancën, ne autobuz kishte nje lendim te vogel te nje pasagjeri kurse ne makinen tip Golf po nzjerret njeriu nuk u bonte llaf me e nzjerr kalimtaret dhe policia thrritem zjarrfikse me mjetet e tyre e hapen dhe nzorren njeriun qe ishte aksidentuar. Udhëtonte vetëm djali mund te ishte 35 vjec.
Djali qe ishte aksidentuar, kishte mbrapa nje kosh qe mbante femijendhe disa lodra po fatkeqsisht nuk ka pasur fëmijën. Plagosun ishte shum, motorri makines kishte hyr brenda ne makin ne ftyr ishte ber shum keq dhe me sa degjova mjeken esht trronditur shum.”


