Veriu i vendit është përfshirë këtë mbrëmje nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet kanë filluar në orët e para të mbrëmjes së sotme dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës.
Sipas Instituteve Meteorologjike në Evropë, reshjet e dendura të shiut do të përshkojnë pjesën veriore, ndërsa do të zbresin deri në Peqin, duke përfshirë edhe kryeqytetin.
Deri tani, mësohet se qytetet më të prekura do të jenë Lezha dhe Shkodra sidomos gjatë fundjavës, gjë e cila ka filluar që mbrëmjen e sotme, ku disa zona vazhdojnë pa energji elektrike.
Për sa i përket zonave jugore, parashikohet që të mos preken nga reshjet e shiut, duke shpëtuar këtë herë nga përmbytjet. Por nuk përjashtohet mundësia duke qënë se disa qytete në jug si Fieri apo Gjirokastra vazhdojnë ende të kenë probleme.
Ndërsa parashikohen reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht të larta. Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zonat e izoluara.
Përgatiti: AlpeNews.al



