• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI/ Presidenti Meta kërkon nga “Facebook” shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura
Home
Politikë

MOTI/ Presidenti Meta kërkon nga “Facebook” shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura

11 February, 2021 F.autor Politikë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar që qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër.

Presidenti Meta ka kërkuar nga rrjeti social Facebook që qeveria të vlerësojë me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe të mos i lërë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës.

Meta bën thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.

Presidenti Meta ka zbuluar edhe bisedën me kryebashkiaken e Shkodrës, Ademin sipas së cilës gjendja është e rënduar dhe kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet shtetërore.

‘QEVERIA TË SHPALLË GJENDJEN E FATKEQËSISË NATYRORE NË ZONAT E PËRMBYTYRA NË SHKODËR! Situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve intensive dhe shkrirjes së dëborës në basenet e lumnjëve Drin dhe Buna, po shkon drejt ekstremeve të paparashikuara.

Liqeni i Shkodrës, që ka shkuar në kuota maksimale ka përmbytur tashmë lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, ku niveli i ujit raportohet të jetë 40-50 cm. Në pak ditë, sipërfaqja e tokës nën ujë nga 1540 hektar është rritur në rreth 4000 ha dhe sipas paralajmërimeve të sotme të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet zgjerim i zonave të përmbytura, veçanërisht në NënShkodër dhe afër Liqenit të Shkodrës.

Alarmi i dhënë dhe situata në terren është shumë serioze dhe kërkon vëmendjen e veçantë të Qeverisë dhe pushtetit vendor, që pa vonesa të mëtejshme duhet të marrin të gjitha masat efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe të bagëtive, që priten të izolohen.

Sot bisedova edhe me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, znj.Voltana Ademi, e cila më informoi në detaje për gjendjen e rënduar dhe shqetësimin e drejtë të saj për përkeqësimin e mundshëm të situatës, që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga ana e autoriteteve shtetërore përgjegjëse.

Duke i garantuar të gjithë mbështetjen institucionale, kërkova prej saj, që Bashkia e Shkodrës të jetë në lartësinë e përmbushjes me përgjegjshmëri të detyrave në këtë situatë tepër të rënduar dhe të ketë në fokus kryesor shëndetin dhe jetën e banorëve.

Duke vlerësuar me përgjegjësi maksimale gjendjen e raportuar i bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe minimizimin e pasojave në pronat dhe pasuritë e tyre.

Përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të vlerësuar me shumë përgjegjësi paralajmërimet e IGJEUM dhe për të mos i lënë në mëshirë të fatit banorët e Shkodrës, të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të gjithë vëmendjen dhe ndihmën e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar edhe për shkak të pandemisë COVID-19.’- shkruan Meta.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN NGA COVID/ Shërbeu për 50 vite në Përmet, MESAZHI prekës për vdekjen e mjekut Keko
Previous article "KA QENË GJITHMONË DËSHIRA IME"/ Khabib s’heq dorë nga ëndrra: Kam folur me CR7, Al-Khelaifi dhe Ceferin

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT