• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI MERR “KTHESË” NË FUNDJAVË/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet
Home
Sociale

MOTI MERR “KTHESË” NË FUNDJAVË/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet

9 December, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Vendi ynë në fundjavë pritet të ndikohet nga një situatë e agravuar meteorologjike. Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të një qendre të thellë të presionit të ulët zhvilluar në Oqeanin Atlantik drejt rajonit të Ballkanit.

Kjo qendër e presionit të ulët (front atmosferik) pritet të shoqërohet me masa ajri tepër të lagështa dhe vlera të ulta të presionit.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mesditës të ditës së diel; reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë.

Moti i vranët vijon edhe ditën e diel por pas orëve të mesditës ato humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore.

Gjithashtu duhet theksuar se pritet edhe erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare në tokë 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era arrijnë shpejtësitë deri në 15-20m/s duke u shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 4-7 ballë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ 6 ide për thonj të zinj që të keni ç'të bëni gjatë gjithë dimrit
Previous article EMRAT/ Vrau dy persona dy vite më parë në Shkodër, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

F.autor

Postime të ngjashme

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta Aktualitet

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT