• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI/ “Më e keqja ka kaluar”, meteorologët: Tërheqje graduale të ujërave që…
Home
Sociale

MOTI/ “Më e keqja ka kaluar”, meteorologët: Tërheqje graduale të ujërave që…

23 November, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Më e keqja ka kaluar”, e nisi me këtë lajm të mirë bisedën nëpërmjet lidhjes live me Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb”.

Sinoptikanja Porja thotë se duke filluar nga sot e deri në fund të Nëntorit do të kemi përmirësim të motit, çka pritet që të sjellë tërheqjen graduale të ujërave të cilat kanë përfshirë zonat perëndimore, po ashtu dhe disa zona në qendër të vendit.

Porja ka dhe një këshillë për të gjithë: Përgatituni të ndryshoni veshjen pasi nga nesër e deri në fund të Nëntorit do të përjetojmë disa ditë të ftohta.

Lajda Porja: Më e keqja ka kaluar. Reshjet e dendura të cilat përfshinë zonat veriperëndimore, dua të theksoj se kanë rënë afërsisht 464 milimetra shi vetëm në qytetin e Shkodrës duke dyfishuar 240 milimetra që duhet të marrë Shkodra gjatë Nëntorit. Edhe pse një muaj i lagësht, ka bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të dyfishojë reshjet e normës.

Duke filluar nga sot dhe në fund të Nëntorit do të kemi përmirësim të dukshëm të situatës së motit, megjithëse reshjet do të jenë prezente sonte dhe nesër në sasi shumë të pakëta, parashikohet që edhe ditët vijuese të kenë reshje të izoluara.

Ka përmirësim të dukshëm përsa i përket situatës së reshjeve duke sjellë dhe tërheqjen graduale të ujërave të cilat kanë përfshirë zonat perëndimore, por ashtu dhe disa zona në qendër. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm duke bërë që të shfaqen reshjet e dëborës, të cilat do të jenë në sasi të pakët. Mbyllet Nëntori me temperatura më të ulëta seç duhet të shënojë.

Nëse kujtojmë përmbytjet e Dhjetorit të vitit 2011, reshjet kanë qenë më pak, 360 milimetra krahasur me reshjet që kanë qenë tani, por në atë kohë ka luajtur rol dhe shkrirja e dëborës. Fatmirësisht ne kemi patur një periudhë shumë të thatë dhe nuk kemi pasur reshje dëbore.

Data 27 dhe data 28 do të sjellë reshje dëbore në disa zona. Nuk do të ketë probleme me bllokimin e rrugëve. Do kemi disa ditë të ndryshme nga ato që kemi përjetuar. Nga nesër deri në fund të Nëntorit do të përjetojmë disa ditë të ftohta, veshja duhet të ndërrohet, shirat intensivë kanë mbaruar, çka do të sjellë dhe përmirësim të situatës në zonën e veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI/ "Murtaja” e dëmtimeve bën kërdinë te Franca
Previous article SFIDË ME LEFTER MALIQIN/ 23-vjeçarja prezanton kandidaturën për primaret e PD në Bashkinë e Beratit

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT