Si pasojë e rreshjeve të shiut këtë fundjavë, kanë ardhur dhe problemet në disa zona të Shqipërisë. Tejet problematike është bërë situata në Qarkun e Gjirokastrës. Një rrugë në Gjirokastër është shkatërruar e tëra, si pasojë e shembjeve.Problematike situata paraqitet edhe për disa banesa, të cilat janë pushtuar nga uji dhe balta. Nisur nga kjo situatë, deputeti i partisë Demokratike Tritan Shehu ka bërë një postim në facebook ku shprehet se: “Mungesa e plote e financimeve ne infrastrukturen energjitike, ujit te pijshem, rrugeve, kanalizimeve, mbrojtjeve, etj, kane krijuar nje tablo te rende ne Qark.”
/AlpeNews.al/
Statusi i plotë:
PERSERI GJENDJE E VESHTIRE NE QARKUN E DISKRIMINUAR TE GJIROKASTRES.
Mungesa e plote e financimeve ne infrastrukturen energjitike, ujit te pijshem, rrugeve, kanalizimeve, mbrojtjeve, etj, kane krijuar nje tablo te rende ne Qark.
Mjaftuan disa ore shira per tu kthyer perser efektet shkaterruese te permbytjeve, duke edhe perkeqesuar gjendjen ekzistuese.
Ne Gjirokaster po rrezikohet jeta e banoreve nga rreshkitjet, bllokohen akse, ka mungese energjie ne zona te gjera, ka kompromentim te ujit te pijshem etj.
Banoret e Zhulatit te izoluar qe nga dhjetori nuk kane as energji elektrike tashme.
Po keshtu Krasi, Buzi, Luftinja etj, jane ne erresire te plote prej ditesh.
Ne Memaliaj banoret rrezikohen nga perdorimimi i ujit te “pijshem” te atij rrjeti te shkaterruar e potencialisht me rritje te ndotjes ekzistuese nga shirat e fundit.
Ura e Hoshtoves, monument historik ne Zagori, e demtuar rende e askush nuk interesohet.
Pra kemi te bejme me nje gjendje tragjike nga nje lenie krejtesisht ne “harrese” te ketij Qarku, me vlera te medha, por me probleme te akumuluara, tashti ekstreme.
Mjafton per kete te shikosh edhe fotot e sotme te Lagjes Gerhot, qe jane te njejta me ato te dhjetorit, pra pa asnje nderhyrje ne keta muaj.



PERSERI GJENDJE E VESHTIRE NE QARKUN E DISKRIMINUAR TE GJIROKASTRES.Mungesa e plote e financimeve ne infrastrukturen …
Posted by Tritan Shehu on Sunday, February 4, 2018



