• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I NXEHTË NË SHBA/ Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale apo asfalt
Home
Nderkombetare

MOTI I NXEHTË NË SHBA/ Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale apo asfalt

25 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një valë e stërzgjatur e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të djegur rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me objekte apo sipërfaqe të nxehta.

Mjekët në Arizona kanë thënë se disa pacientë janë lënduar pasi kanë rënë në asfalt, i cili është përvëluar nga dielli.

Qyteti i Feniksit i ka regjistruar më shumë se 24 ditë rresht me temperatura mbi 43 gradë Celsius.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë rrezik të madh dhe u kanë thënë njerëzve që t’i ikin sa më shumë vapës.

Mjeku Kevin Foster nga Qendra e Arizonës për Djegie, i ka thënë transmetuesit britanik BBC se gati të gjithë 45 shtretërit janë të zënë, dhe pothuajse një e treta e pacientëve vuajnë nga djegiet e rënda nga kontakti me asfalt apo sipërfaqe tjera të nxehta.

“Periudha e verës është si rëndom e ngarkuar, kjo nuk është befasi, mirëpo shifrat këtë herë janë pak më të larta sesa që kemi pritur”, ka thënë ai, duke shtuar se numri i pacientëve të rinj e ka tejkaluar numrin e pacientëve të pranuar në verën e vitit 2022.

Shumica e pacientëve janë të vjetër, të cilët mund të jenë rrëzuar në asfalt, si pasojë e të nxehtit, apo fëmijët, që nuk e kanë parasysh rrezikun e rrëzimit mbi këto sipërfaqe.

Megjithatë, ai ka thënë se problemin më të madh e kanë me përdoruesit e drogës, të cilët shpesh janë të dehidruar dhe mund të alivanosen kudo.

Kjo qendër është duke i trajnuar edhe mbi 150 pacientë tjerë, të cilët nuk janë shtrirë në spital, mirëpo kanë nevojë të trajtohen për shkak të kontaktit me sipërfaqe të nxehta, siç është metali i makinës apo rripi i sigurisë.

Hulumtuesit kanë thënë se brendësia e një makine dhe sipërfaqja e asfaltit të errët ,mund të jenë shumë më të nxehta sesa temperatura e ajrit.

Sipas tyre, kontakti me metal apo asfalt vetëm për pak sekonda, mund të mjaftojë për të shkaktuar djegie të rëndë./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBEN AHMETAJ SHPALLET NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Çfarë përmban dosja që SPAK dorëzoi në zyrat qendrore të Interpol në Francë
Previous article KUJDES! I nxehti shkakton një sërë sëmundjesh! Çfarë duhet të dini

s.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT