Meteorologët italianë japin alarmin për përkeqësimin e motit gjatë ditës së nesërme.
Ata thonë se për 18 deri në 24 orët e ardhshme vendi do të përfshihet nga rreshje të shumta shiu, vetëtima dhe breshër në disa zona.
Alarmi i verdhë është dhënë për të gjitha zonat bregdetare që pritet të kenë det të trazuar. Po ashtu në rajonin e Lazios parashikohen përmbytje për shkak të rreshjeve të dendura të shiut


