• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ ZBRAZ PLAZHET NË BREGDET/ Sinoptikania: Nga nesër rriten temperaturat, ja si do jetë gushti
Home
Sociale

MOTI I KEQ ZBRAZ PLAZHET NË BREGDET/ Sinoptikania: Nga nesër rriten temperaturat, ja si do jetë gushti

5 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti.

Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të shkatërruara e çdo gjë rrëmujë kjo ishte panorama që la pas stuhia mëngjesin e sotëm në Jalë e përgjatë rivierës.

Bizneset e ndërtuara më struktura të lehta si baret verore buzë detit kanë pësuar dëme të vogla, por po punohet për të kthyer normalitetin.

Sinoptikania e meteoalb Adiola Bani tha për “BalkanWeb” se është një situatë e përkohshme pasi shirat do te largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar nga sot. Të enjten temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë.

Sipas saj, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare.

“Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura në 37 gradë”, tha Bani.

Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.

“Pushuesit nuk duhet të shqetësohen zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikania.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, si dhe çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizimin) të mos dalin në det derisa moti të përmirësohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË LUKSEMBURG/ Ministri i Jashtëm zgjedh metodën për t’i shpëtuar makthit të COVID-19
Previous article PUNËTORI STAKON HEC-IN PRIVAT/ Mbeten pa drita fshatra të Malësisë së Madhe. Prokuroria nis hetimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT