Moti i keq përfshiu vendin këtë fundjavë. në disa zona kalimi i automjeteve këshillohet të bëhet me zinxhirë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave.
Në një njoftim, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se temperaturat në Qarkun Korçë kanë qenë të ulëta -11 gradë.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë si dhe në Dardhë.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në kilometrin e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.
Si pasojë e motit të keq me erëra të forta në formë cikloni pati probleme edhe në rrjetin elektrik.
Operatori i Shpërndarjes Elektrike njofton se janë këputur përcjellësa, janë thyer izolatorē si dhe ka pasur bashkim përcjellësash në linjat e tensionit të mesëm 10/6kV.
Nga informacioni i orës 8.00 të ditës së sotme, më të prekura nga defektet janë rajonet e Shkodrës dhe rajoni i Burrelit.
Ka një përmirësim të gjendjes përsa i përket defekteve në rajonin e Elbasanit.
Rreth 50% e fiderave në këto rajone janë stakuar si masë sigurie për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.