• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Shqipëria nën pushtetin e ujit, përmbyten shtëpitë në Elbasan e Shkodër, dhjetëra pemë të shkulura
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Shqipëria nën pushtetin e ujit, përmbyten shtëpitë në Elbasan e Shkodër, dhjetëra pemë të shkulura

20 November, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë shkaktuar probleme të shumta në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Prej mbrëmjes së djeshme Durrësi është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me shtrëngata shiu dhe stuhi.

Për pasojë ka prezencë uji në disa segmente rrugore, të cilat janë të pakalueshme.

Situata më problematike paraqitet në lagjen 5, pranë Stadiumit, pranë stacionit të Trenit, në Shkozet dhe në rrugën Aleksandër Goga.

Sakaq, në Spille raportohet për dëme të shumta në zonën e njësisë Kryevidh. Dhjetëra pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën pushtetin e ujit.

Burime bëjnë me dije se dhjetëra shtëpi të tjera rrezikojnë të përmbyten.

Gjithashtu janë dëmtuar disa ura që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin.

Në Elbasan dhe në Shkodër uji ka vërshuar brenda shtëpive.

Mësohet se në lagjen Ajasem të bashkisë Shkodër 10 shtëpi janë nën pushtetin e ujit.

Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet.

Nga Shtabi i Emergjencave flitet për një sipërfaqe të përmbytur prej 400 ha në fshatin Muriqan. Prezenca e ujit në Gur të Zi, Dajç e Velipojë është problematike.

Në lagjen Ajasëm banesat janë të izoluara dhe banorët janë parë të lëvizin me varka.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI MË SHKROJTI I PARI"/ Mevlan Shaba konfirmon lidhjen me këngëtaren: Postova këngën e saj në “Instastory” dhe...
Previous article A E MBËSHTESNI PROTESTËN E 6 DHJETORIT? Meta në panairin e librit: Të formojmë qytetarë të denjë për vendin...

s.autor

Postime të ngjashme

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat Aktualitet

“I BIE TË RRIMË 45 VJET KËTU”/ Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT