• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Shqipëria nën pushtetin e dëborës dhe shirave. Nga zonat e bllokuara, tek alarmi i përmbytjeve (DETAJET)
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Shqipëria nën pushtetin e dëborës dhe shirave. Nga zonat e bllokuara, tek alarmi i përmbytjeve (DETAJET)

13 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Moti i keq dhe situatat problematike janë përsëri në qendër të vëmendjes në të gjithë vendin. Reshjet e dendura të shiut dhe të borës kanë izoluar zonat malore të vendit.
Së fundmi edhe erërat e forta janë bërë problem në zonat detare duke pezulluar lundrimet e anijeve të peshkimit dhe anijeve të mallrave në Portin e Vlorës.

Situata paraqitet problematike në disa fshatra ndërsa në akset kombëtare deri tani janë të kalueshme dhe automjetet mund të lëvizin pa problem.

Në zonat malore situata paraqitet e tillë:

Nga reshjet e dendura të borës fshati Iballë në Fushë Arrëz është bllokuar dhe banorët e këtij fshati kanë kërkuar ndihmë.
Pritet të angazhohen mjete për hapjen e rrugëve dhe tju vijnë në ndihmë banorëve të zonës.
Ndërsa janë disa zona të izoluara në të cilat situate është përkeqësuar më shumë nga reshjet e borës gjatë natës.

Vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe Dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë.
Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.
Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora.

Në zonat bregdetare situate paraqitet e tillë:
moti i keq, dallgët e mëdha dhe erërat e forta janë bërë shkak për pezullimin e lundrimit sot në Portin Detar te Vlorës.
Er֝ërat janë shumë të forta dhe dallgët arrijnë ne nje lartesi deri në 9 metër.
Kjo gjendje eshte bere shkak qe lundrimi të pezullohet për anijet e peshkimit dhe anijet tregtare duke bllokuar ne kete menyre, aktivitetin dhe levizjet ne portoin me te madh te jugut te Shqiperise.
Ndërsa në portin me te madh ne vend, ne atë te Durrësit, situata nuk paraqitet edhe kaq problematike për lundrimet në det.
Megjithë dallget, shiun dhe ererat e forta, deri tani puna ka vijuar dhe levizja e njerëzve dhe e mallrave nuk është ndërprerë.

Sinoptikanët paralajmërojnë se edhe për ditën e sotme situata do të vazhdojë e njëjtë dhe banorët e zonave problematike të marrin masa sepse rreziku i permbysjeve është eminent, e ato mund të rikthehen nga momenti në moment.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti filipinas urdhëron ushtrinë: Femrat rebele i qëlloni në organet gjenitale
Previous article NBA, Warriors “shtëtitin” ndaj Suns, Davis 38 pikë në suksesin e Pelicans

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT