• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, ja akset e pakalueshme
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, ja akset e pakalueshme

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tre ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim në rrugët rurale, deri në bllokim dhe mungesë të energjisë elektrike.

Orët e vona të pasdites së sotme Zyra Arsimore Kukës ka marrë vendimin edhe për rinisjen e mësimit të pezulluar në 37 shkolla, pas konsultimit me autoritetet vendore, emergjencave dhe njësive administrative.

Agron Gesi, prefekt i Qarkut dhe Elson Brati, drejtori i OSHEE Kukës shpjegojnë situatën dhe masat e marra nga ana e autoriteteve dhe shtabit të emergjencave.

Sipas Drejtorit ZVAP Kukës, Kreshnik Gërbolli, pezullimi ishte bërë në 37 shkolla. Ai shpjegon edhe gjendjen në zonat rurale dhe urbane për shkak të temperaturave të ulëta, mungesës së ngrohjes dhe energjisë, teksa përmirësimi i situatës pasdite çoi në ndryshimin e këtij vendimi.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë, deri më tani është bërë e mundur hapja e disa rrugëve si lagje e re Kukës, fshatrat Bardhoc 1 dhe Bardhoc 2, fshatrat Shishatvec dhe Novosej, Ura Koloshit-Zapod, fshatrat Mustafaj, Bushat, Kolesjan, Gabrricë.

Gazetari i Report TV, Benet Beqiri, informon se po ashtu janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave të njësisë administrative Shtiqën. Aktualisht borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, nga ku po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora në të gjithë njësitë e tjera administrative. Sipas Emergjencave Civile pothuajse gjitha rrugët janë bërë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh njësinë Arrën, Grykë Cajë, Surroj me rrugën nacionale.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akset rurale ku ka problematikë. I gjithë Kukësi furnizohet me energji elektrike përveç 12 abonentë të fshatit Turaj, njësia Topojan.

Sa i përket Bashkisë Has, të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore, përveç rrugëve të fshatrave Cahan, Xhebexhi të bashkisë Has. Në Tropojë, mungesë energjie ka në njësinë Tropojë e Llugaj. Në shkallë qarku gjitha akset rrugore nacionale janë janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Kurse në orët e vona të pasdites, Zyra vendore Arsimore e Kukësit njoftoi se, sipas konfirmimeve të marra nga drejtuesit e shkollave, administratorët e njësive administrative, por edhe nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën Kukës, ‘nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat ku mësimi ishte ndërprerë për shkak të motit’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË BËRI TË FRIKËSOHEM"/ Gruaja e Kledi Kadiut shtrohet me urgjencë në spital
Previous article YLLI PATA/ Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës

s.autor

Postime të ngjashme

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën Aktualitet

"DIGJE, DIGJE"/ Tensionet në protestë, i vihet zjarri edhe stolave dekorativë! Flakët dhe retë e tymit të zi mbulojnë zonën

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën Aktualitet

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Aktualitet

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT