• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Reshjet e dëborës bllokuan Rrugën e Arbrit, si paraqitet situata sot në Dibër
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Reshjet e dëborës bllokuan Rrugën e Arbrit, si paraqitet situata sot në Dibër

22 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në Dibër. Nga mbrëmja e djeshme nuk ka pasur më reshje dëbore dhe akset rrugore janë të kalueshme. Problematikë paraqet vetëm aksi Peshkopi-Lurë. Ndërkohë, raportohet se nuk ka zona që kanë probleme me energjinë elektrike.

Ditën e djeshme, shumë makina mbetën të bllokuara në Qafën e Murrizit në rrugën e Arbërit. Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona e makinave u zhbllokua. Policia u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.

Policia njoftoi se ka ndërmarrë masa shtesë për të shmangur aksidentet në këtë segment rrugor.

“Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.

Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor. Në rast nevoje për ndihnë, telefononi në nr 112.”, thuhej një njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA QETËSI PËR BIDEN/ Sekuestrohen 6 dokumente të tjera të klasifikuara në shtëpinë e presidentit të SHBA
Previous article TEMPERATURA TË ULËTA DHE RESHJE DËBORE/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT