Moti i keq me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti për ‘BalkanWeb’, shumë zona qytetit, rruga e Skelës dhe aksi ‘Albano&Romina’ janë përmbytur, ndërsa makinave iu duhet të ecin mes ujit. Po ashtu, qytetarët kanë gjetur rrugë alternativë, përmes shkallëve të pallateve, pasi trotuaret nuk duken më.
Kjo nuk është hera e parë që përmbytet Vlora, duke na kujtuar Venecian, qytetit të bukur italian. Aktualisht trafiku detar është ndërprerë për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar. Nga ana tjetër bashkia ka bërë apel mos parkimin e automjeteve në disa akse të caktuara që janë problematike.


