• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ “PUSHTON” SHQIPËRINË/ Në 24 orët e ardhshme priten rrebeshe, qytetet më të rrezikuara
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ “PUSHTON” SHQIPËRINË/ Në 24 orët e ardhshme priten rrebeshe, qytetet më të rrezikuara

24 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë me dije se, në orët në vijim pritet të ketë një rritje të ndjeshme të reshjeve në disa pjesë të territorit të vendit, nga ku edhe priten probleme.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 25.11.2023 parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës  dhe Lezhë.

• Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. 

• Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatare deri lokalisht intensive. 

• Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera. 

Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800  metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në  formën e stuhive të dëborës.

Në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.

Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.  Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA/ OKB nis shpërndarjen e ndihmave pas armëpushimit, 137 kamionë me ushqim, ujë dhe pajisje nisen drejt Gazës
Previous article DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Pamje të reja nga festa e gjinisë së bebit e organizuar nga Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT