Si pasojë e situatës së përkeqësuar së situatë së motit në Vlorë, duke filluar nga ora 18:00 e ditës s sotme deri në datën 23 janar do të jenë të pezulluara lundrimi i anijeve të vogla. Lidhur me anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë nesër, por do të vazhdojnë të operojnë lundrimin në datën 22.
Është ndaluar dhënia e leje -nisjes gjatë datave 20-21-22-23 janar 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.
Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar nuk do të operojnë datë 21.01.2023, por do të vazhdojnë të operojnë normalisht në datën 22.01.2023.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Janar 2023 ora 22:00.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 20-21-22-23 Janar 2023 duke filluar nga ora 18:00 datë 20 Janar 2023 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft 10-15m/s, 1.50-2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.


