• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË VEND/ ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NË VEND/ ARRSH: Probleme në disa akse rrugore, kontraktorët në terren 24/7

7 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në territorin e vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës reshjet kanë vazhduar në të gjithë vendin, me intensitet më të lartë në juglindje, ndërsa në veri kanë pushuar në orët e para të mëngjesit.

Reshje dëbore janë regjistruar në segmentet Bogë–Theth dhe Qafë Mali–Fierzë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH bën të ditur se disa akse rrugore kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës, ndërsa kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e tyre.

“Në rajonin verior, vështirësi janë evidentuar në segmentet Bajram Curri–Valbonë, Dushaj–Lekbibaj, Sopot–Kam, Qafë Mali–Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen–Shpal, Shpal–Fushë Arrëz, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, Sevaster–Kalivaç, Kukës–Shishtavec, Shpal–K/Hadroj, Kukës–Krumë, Skuraj–Burrel dhe Peshkopi–Vasije. Ndërkohë, në rajonin jugor janë raportuar probleme në akset Lazart, Kardhiq–Delvinë dhe Lekël–Këlcyrë.”- bwhet e ditur nga njoftimi.

Sipasojw e situatws sw krijuar, autoriteti njofton se kontraktorët janë në terren 24/7 me mjete dhe punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe garantimin e qarkullimit.

Po ashtu, ARRSH t kanë intensifikuar monitorimin e situatës për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhir kur udhëtojnë në zonat malore ku ka prezencë dëbore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Reshjet e shiut sjellin probleme në aksin Qukës-Qafë Plloçë, automjeti dëmtohet nga inertet dhe…
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Po shisnin kanabis, policia arreston në flagrancë dy të rinjtë në Kukës (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit` Aktualitet

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund Aktualitet

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT